Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ
në kopshtet e dhuntive, (43)
dhe ata do të jenë të nderuar, në xhenetet e mirësisë, -
Kurrë nuk përçmohen apo të poshtërohen në to, madje do të jenë të nderuar dhe të respektuar. Ata do të jenë të respektuar dhe vlerësuar mes njëri-tjetrit, por do të nderohen dhe respektohen edhe nga melekët e Zotit, të cilët do të hyjnë nga çdo portë dhe do t'i përgëzojnë për shpërblimet dhe kënaqësitë që i presin. Ata do të jenë të vlerësuar edhe nga Krijuesi Bujar dhe Bamirës, që do t'i mbulojë me shpërblime e nderime të pashembullta, që do t'ua lumturojnë shpirtin dhe do t'ua rehatojnë trupin. Këto shpërblime dhe nderime të shumta do të përjetohen në xhenetet e mirësisë. Janë quajtur “xhenetet e mirësisë”, sepse mirësia është tipari i tyre. Lumturia është e përjetshme dhe gjithmonë në rritje. Atje janë mbledhur mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk i ka imagjinuar. Atje nuk ka asgjë të keqe, që mund të cenojë mirësitë dhe lumturinë e tyre. Pakënaqësitë, lodhjet dhe mundimet nuk kanë vend në to. Ndër mënyrat e nderimit që Zoti u bën atyre është edhe dashuria dhe respekti i madh që ata do të kenë mes njëri-tjetrit në Xhenet. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë