Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 45

يُطَافُ عَلَيْهِمْ بِكَأْسٍ مِنْ مَعِينٍ 45 ٤٥

do të shërbehen me pije nga burimi që do të rrjedhë gjithmonë, (45)

Tefsiri

Atyre u shërbehet me gota

(me pije)

të mbushura nga burimet

(e xhenetit). - Mes tyre vërtiten djem të rinj, që gjithmonë u shërbejnë pije të shijshme me kupa të bukura e të mbushura me nektar, që në fund i vjen era misk. Ato janë gotat e pijeve të tyre. Por ato nuk janë si pijet e kësaj dynjaje. Ngjyra e pijes është e bardhë, si një nga ngjyrat më të dashura. Ndërsa për shijen, Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë