Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 60

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ 60 ٦٠

kjo, me të vërtetë, është sukses i madh! (60)

Tefsiri

Vërtet, ky është suksesi më i madh. -

Kështu do të arrijnë çdo mirësi që e synojnë dhe ua kënaq shpirtin dhe do të shpëtojnë nga çdo gjë që i druhen. A ka fitore më të madh sesa kjo? Ky duhet të jetë synimi më i rëndësishëm dhe i vetëm për atë njeri që ka mend. Plotësimi i këtij synimi e shpie robin pranë kënaqësisë së Zotit të Tokës dhe të qiejve. Ata që janë pranë Zotit do të jenë më të lumturit. Në dynja lumturohen duke e njohur Allahun, ndërsa në ahiret do të lumturohen me praninë e Tij, duke e parë Atë dhe duke e dëgjuar fjalën e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë