Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ثُمَّ إِنَّ لَهُمْ عَلَيْهَا لَشَوْبًا مِنْ حَمِيمٍ
Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë) (67)
Pastaj, pas kësaj, atyre do t'u jepet një përzierje me ujë të valë. -
Pra, menjëherë pas atij ushqimi të tmerrshëm, ata do të kenë ujë të vuar, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë, që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. [Kehf 29]. "A mund të konsiderohen këta (banorët e Xhenetit) njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!" [Muhamed 15].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë