Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَقْبَلُوا إِلَيْهِ يَزِفُّونَ
Dhe ata (njerëzit) nxituan kah ai. (94)
iu afruan atij me të shpejtë. -
Duke u ngutur për ta ndëshkuar, pasi hetuan rreth çështjes, thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë?” - thanë ata. - “Ai qenka kriminel” Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” [Enbija 59]. Pasi e qortuan dhe akuzuan për veprën e tij, ai u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin.” Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë,” Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Vallë, po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm? Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?"Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë