Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ هَٰذَا أَخِي لَهُ تِسْعٌ وَتِسْعُونَ نَعْجَةً وَلِيَ نَعْجَةٌ وَاحِدَةٌ فَقَالَ أَكْفِلْنِيهَا وَعَزَّنِي فِي الْخِطَابِ
Me të vërtetë, ky është vëlla (mik) i im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep ti mua atë? – dhe ai në bisedë (polemikë) më mundi”. (23)
Ky burrë është vëllai im. -
Fillimisht tregoi se kundërshtari i tij ishte për të si vëlla, pra, vëlla në fe, besim, në gjak ose ndoshta për shoqërinë e ngushtë që kishin. Kjo nënkupton që mes tyre nuk duhet të ketë padrejtësi dhe ligësi. Nëse do të ndodhte ndonjë padrejtësi mes dy njerëzve të tillë, kjo do të ishte një ligësi më e madhe sesa në ndonjë rast tjetër. Për këtë arsye, ai filloi të shpjegonte mosmarrëveshjen:Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një. -
Ai ka nëntëdhjetënea'xheh
pra, gra. Kjo ishte mirësi e madhe, që duhet ta bënte atë të ishte i kënaqur me atë që i pati dhënë Allahu.Ai më thotë: “Ma jep mua atë!” dhe më mundi me fjalë. -
Dhe ai kërkoi të ma marrë mua atë. Ai më tha: “Ma jep mua atë!” Pra, ma lër mua atë, nën kujdesin tim! Pastaj tha: "… më mundi me fjalë." Pra, vazhdoi ta kërkonte atë me ngulm prej meje dhe gati ma mori atë. Daudi (a.s) e dëgjoi dhe duke u nisur nga fjalët e tyre të mëparshme, të cilat të jepnin të kuptoje se ata thoshin të vërtetën, gjykoi se nuk kishte nevojë të dëgjonte edhe palën tjetër. Kështu, askush nuk mund të thotë se Daudi gaboi sepse nuk dëgjoi edhe palën tjetër para se të jepte gjykimin. Atëherë, pasi dëgjoi me kujdes çështjen, tha:Fjalaneaxheh
në arabisht domethënë‘dele’. Po kështu quhet edhe një nga llojet e lopëve të egra. Kjo fjalënënkupton edhe gratë, gjithashtu.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë