Sureja Sad (ص) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 2

بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي عِزَّةٍ وَشِقَاقٍ 2 ٢

(por) jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës (nuk e pranojnë të Vërtetën)! (2)

Tefsiri

Por ata që nuk besojnë janë kryeneçë e kundërshtarë të hapur. -

Ata kanë mendjemadhësi, që nuk e besojnë Kur'anin. Madje, ata tregohen armiqësorë dhe e luftojnë atë. Ata përpiqen të polemizojnë me kotësi, për ta hedhur poshtë këtë libër. Ata luftojnë me çdo mënyrë për të shpifur për Kur'anin dhe kundër atij që e solli atë nga Zoti. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon, duke u kujtuar se i ndëshkoi brezat e mëparshëm, të cilët i mohuan dhe refuzuan të besonin dhe pasonin profetët e tyre. Ata të mjerë, kur i përfshiu dënimi, bërtisnin dhe ulërisnin, për ta larguar atë dënim, por më kot, sepse:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë