Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَوَهَبْنَا لِدَاوُودَ سُلَيْمَانَ ۚ نِعْمَ الْعَبْدُ ۖ إِنَّهُ أَوَّابٌ
Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar shum Zotit! (30)
Ne i dhuruam Davudit
(një djalë,)Sulejmanin - rob shumë i mirë dhe i kthyer te Zoti. -
E begatuam Daudin, duke i dhuruar Sulejmanin, duke i kënaqur kështu syrin dhe zemrën e Tij. Sa i mirë ishte Sulejmani! Allahu e përshkroi atë me cilësi të lëvdueshme, duke thënë: "… rob shumë i mirë dhe i kthyer te Zoti." Ai kthehej vazhdimisht tek Zoti, në çdo gjendje, me adhurime të shumta, pendim e përunjësi, duke i shprehur dashurinë e madhe, duke e lavdëruar shumë Zotin dhe duke iu përgjëruar Atij me lutje. Ai përpiqej shumë që të kënaqte Allahun e Lartësuar dhe i jepte Atij përparësi mbi gjithçka.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë