Sureja Sad (ص) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 45

وَاذْكُرْ عِبَادَنَا إِبْرَاهِيمَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ أُولِي الْأَيْدِي وَالْأَبْصَارِ 45 ٤٥

Dhe kujtoji robërit Tonë: “Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largëpamës. (45)

Tefsiri

Kujto robërit tanë, - Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin! Ata ishin të fortë dhe të ditur. -

Kujto me lëvdata adhuruesit e sinqertë e të përkushtuar ndaj Nesh, Ibrahimin, të dashurin e Allahut, Is'hakun birin e Ibrahimit, dhe Jakubin, nipin e tij. Këta Allahu i quajti "uli ejdin" - të zellshëm e plot gjallëri në adhurimet që bënin. Ata ishin edhe të ditur e të urtë në fenë e Allahut.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë