Sureja Sad (ص) (Ajet 65)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 65

قُلْ إِنَّمَا أَنَا مُنْذِرٌ ۖ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ 65 ٦٥

Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues, e nuk ka zot përveç Allahut, të Vetmit e Ngadhënjimtarit, (65)

Tefsiri

Thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues.” -

Nëse ata të kërkojnë ty, o i Dërguar, diçka që nuk është në dorën tënde, thuaju: Unë jam vetëm një paralajmërues. Kjo është gjithçka që unë kam mundësi. Çdo çështje është në dorë të Allahut. Unë jam ngarkuar veçse që t'ju kumtoj urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, t’ju tregoj për mirësinë e t'ju nxis drejt saj, t'ju këshilloj për t'iu larguar të keqes dhe tju mësoj mënyrat e shpëtimit prej saj. Ai që e gjen rrugën dhe dritën e udhëzimit të plotë, le ta dijë se e ka për të mirën e vet. Kush largohet dhe e shpërfill udhëzimin, le ta dijë se ka dëmtuar veçse vetveten. Për këtë arsye, mësojeni të vërtetën e sigurt se:

Nuk ka asnjë zot tjetër

(që meriton adhurimin)

, përveç Allahut, që është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar

(mbi gjithcka). - Askush tjetër nuk meriton të adhurohet me meritë, veç Allahut. Ai është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar. Ky përshkrim mjafton për ta besuar se Ai është i vetmi që meriton adhurimin si një dhe i pashoq. Ai dhe vetëm Ai meriton të adhurohet si një i vetëm, sepse Ai është Një në të gjitha aspektet dhe është Ai që ka nënshtruar dhe përulur gjithçka. Nuk mund të ketë dy me cilësinë Ngadhënjimtar ‘Nënshtrues i Gjithçkaje’. Allahu është Një i vetëm dhe si i tillë është i vetmi që e meriton ta adhurosh, t'i përulesh dhe t'i nënshtrohesh ligjit të Tij. Pasi solli këto dy cilësi për Veten, Allahu sjell edhe një argument tjetër: njëshmërinë e Tij në Rububije, pra, në pohimin e Tij si i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar i qiejve dhe Tokës. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë