Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 25

كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَأَتَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ 25 ٢٥

Kanë përgënjeshtruar ata që kanë qenë para tyre (Mekkasve), e u erdhi atyre dënimi prej nga nuk e pritnin. (25)

Tefsiri

Edhe brezat para tyre e përgënjeshtruan Shpalljen -

Edhe popujt e shkuar mohuan Shpalljen dhe i quajtën profetët gënjeshtarë, ashtu sikurse veproni edhe ju.

dhe ndëshkimi u erdhi nga nuk e mendonin. -

Atyre u erdhi dënimi kur ishin tërësisht të pavëmendshëm ndaj tij, në fillim të ditës ose në kohën e drekës, kur ishin duke u çlodhur.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë