Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 2

إِنَّا أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ 2 ٢

Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën e qartë. Andaj adhuroje Perëndinë sinqerisht në besim! (2)

Tefsiri

Jemi Ne që ta shpallëm ty Librin me të Vërtetën

(e sigurt). - Ky është libër në të cilin u tregua dhe ndriçua e vërteta e sigurt dhe në të nuk ka asnjë dyshim dhe pasiguri. Nëpërmjet të vërtetës, krijesat do të shpëtojnë dhe nxirren nga errësirat në dritë. Lajmet e sjella në të janë të vërteta dhe të sigurta, ndërsa ligjet dhe dispozitat janë të drejta dhe plot mirësi e bekime. Çdo kumt i sjellë në të përmban të vërtetën më të lartë. Çdo udhëzim i tij të drejton në qëllimet më të larta dhe mirësinë e të dy botëve. E çfarë mund të presësh pas të vërtetës, veç humbjes dhe errësirës? Kur'ani është drita dhe e vërteta dhe çdo gjë që bie ndesh me të është errësirë dhe humbje.

Prandaj adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! -

Duke qenë se ky libër zbriti nga Ai që është Zoti i vërtetë, duke qenë se përmban kumte të vërteta për të udhëzuar dhe ndriçuar rrugën e krijesave dhe duke qenë se iu dha më të mirit të krijesave, Muhamedit (a.s), atëherë ai është një mirësi dhe bekim i pashembullt, që duhet vlerësuar dhe respektuar shumë, me mirënjohje dhe përunjësi. Kjo bëhet veçse me një mënyrë, që nuk pranon ndryshim: sinqeritet i plotë në zbatimin e fesë së Zotit të kumtuar në këtë libër. I Madhëruari thotë: "Prandaj adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!" Përkushtoji Allahut të gjitha adhurimet dhe zbatimin e kësaj feje, që e zbriti për ty, qofshin ato ligje dhe dispozita që lidhen me veprat e jashtme dhe të shfaqura dukshëm, qofshin çështjet e besimit dhe punët e zemrës dhe të shpirtit. Me fjalë të tjera, ajo që kërkohet është plotësimi i të gjitha gradave të besimit: islamin, imanin dhe ihsanin.Mirënjohësi e beson dhe dëshmon se i vetmi i Adhuruar me meritë është Allahu, që adhurohet sipas asaj që Ai e ka shpallur në këtë libër. Të gjitha adhurimet bëhen veçse për të kënaqur Zotin. Kjo është mënyra për t'i treguar mirënjohjen për këtë libër madhështor që na dhuroi. Të tilla çështje vijnë të shtjelluara në ajetet në vazhdim. Allahu i Madhëruar thotë:

El îmânu dhe el islâmu: Tëpërbashkëtat dhe veçoritë e tyre.

Imam Neueuiju në sherh-un e "Sahihut tëMuslimit", në lidhje më këtë çështje,thotë: "Dijetarët e parë dhe tëmëvonshëm kanë folur gjerë e gjatë përkëto çështje. Unë do të përpiqem që t’isjell shkurtimisht dhe në mënyrë tëpërmbledhur ato, që të bëhet e mundurtë kuptohet kjo temë.Imam Ebu Sulejman Ahmed IbnuMuhamed Ibnu Ibrahim el Hattabij elBustij, gjuhëtari, letrari dhe juristi i madhi medhhebit Shafi’ij, analisti dhe kritiku ishquar, ka thënë në librin e tij:“Meâlimus-sunen”: “Sa të shumta janëgabimet që bëjnë njerëzit në të tillaçështje. 156 Për sa i përket Zuhrijut, ai kathënë: “ El Islâmu” është “fjala”, ndërsa “El Imânu” është “puna”. Ai argumentonme ajetin: “Beduinët thanë: “Ne kemibesuar! (el îmân)” Thuaj: “Ju nuk kenibesuar ende, por thoni: Ne jemi dorëzuar(el islâm), e ende nuk po ju hyn besimi nëzemrat tuaja. E nëse e respektoni Allahundhe të Dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakësonasgjë nga veprat tuaja, se Allahu ështëFalës i Madh dhe shumë Mëshirues”.[Huxhurat 14].Ndërsa të tjerë janë të mendimit se islamidhe imani janë e njëjta gjë. Këtaargumentohen me fjalën e Allahut tëLartësuar: “Ne nxorëm (i larguam) çdonjëqë ishte aty nga besimtarët(el îmân). Ponuk gjetëm aty veçse një shtëpimuslimane(el islâm). [Dharijat 35-36]156 El Hattabiju thotë: “Metoda dhe rrugamë e saktë në trajtimin e kësaj çështjejeështë që, kur të flasim për imanindheislamin, të bëjmë përkufizime tëspecifikuara, jo gjithëpërfshirëse, sepsenjë muslim (i pajisur me islâm), në disaraste mund të jetë mu’min(i pajisur meiman të plotë) dhe në disa të tjera mundtë mos jetë mu’min. Ndërsa mu’mini (ipajisur me îmân të plotë) gjithmonëgjykohet se është muslim (pra i pajisurme islâm). Pra, mund të themi se: çdomu’min është muslim dhe jo çdo muslimështë mu’min.Nëse i kupton këto dy nocione (muslimdhe mu’min) në mënyrën që epërmendëm, edhe ajetet do të mund t'ikuptosh në harmoni me njëra-tjetrën. Mekëtë mënyrë të kuptuari do tëinterpretosh drejt ajetet dhe do tëlargohet çdo keqkuptim mbi to. Themeli iimanit është i ashtuquajturi et-taŝdîķ(pohimi dhe pranimi i diçkaje me zemërnë mënyrë të sigurt) ndërsa themeli iislamit është i ashtuquajturi Istislâm dheinķijâd (dorëzim i jashtëm, nënshtrim iplotë).Ka mundësi që dikush të jetë i dorëzuarnga pamja e jashtme, por jo i dorëzuar enënshtruar nga brenda (në zemrën e tij).Ai mund të jetë ŝâdiķan - i sigurt, dukepohuar e pranuar gjithçka në zemrën etij, por nuk është i nënshtruar dhe idorëzuar nga ana e jashtme (si Iblisi).El Hattabiju, duke shpjeguar fjalën eProfetit a.s: “El îmânuështë 70 e cadegëzime....”, thotë: "Ky hadith tregon se“El îmânu” në kuptimin e përdorur e tësjellë nga Sheriati, përfaqëson një emërme kuptim shumë të gjerë dhe medegëzime e pjesë të shumta, mes tëcilave ka pjesë që konsiderohen si më tërëndësishme, por ka edhe të tjera që janëtë një grade më të vogël. Por emërtimin“el Iman” e meritojnë qoftë pjesët e tijme vete, qoftë tërësia e përbërë nga këtopjesë; të gjitha meritojnë të quhen iman.Por kur nënkuptojmë "el îmân el mutlaķ",imanin e vërtetë e të plotë, kjopresupozon që në këtë emërtim të bëjnëpjesë të gjitha pjesët e tij, pa përjashtim.Një shembull i njëjtë me të ështëshembulli i namazit. Namazi me kuptimine sjellë nga Sheriati, pra, nëterminologjinë e Sheriatit, është njëtërësi e përbërë nga pjesë dhe seksionetë ndryshme. Secila prej tyre meriton tëemërtohet me emrin “namaz” (pra,qëndrimi në këmbë, rukuja, sexhdet etj).Ndërsa fjala ‘namaz’ me kuptimin e saj tëplotë, të tërësishëm, nënkupton tërësinëe të gjitha veprimeve, fjalëve dhe pjesëvesë bashku. Në këtë hadith përmendet se“.... edhe turpi është (pjesë) prej imanit.156 Në këtë hadith tregohet se gradat eimanit dhe të atyre që janë pajisur me tëjanë të ndryshme, në varësi të pjesëve qëkanë arritur të konkretizojnë dhe tëplotësojnë prej të emërtuarit me këtëemër, që është “el iman”.” Këtupërfundon fjala e El Hattabijut.Imam Ebu Muĥammed El Ĥusejn ibnMes’ûd El Beĝauij Esh-Shâfi’ij, dukesqaruar e shpjeguar hadithin kur Xhibrili epyeti Profetin a.s rreth imanit dhe islamit,thotë: “Profeti a.s e prezantoi islamin sinjë emër që përfaqëson punët qëshfaqen haptazi, ndërsa imanin e paraqitisi një emër që përfaqëson i’tiķâd-in(besimin, pohimin), sigurinë e besimit qëfshihet në zemër. Por këtë nuk e ka bërëpër të treguar se punët e jashtme qëshfaqen nuk bëjnë pjesë në tëashtuquajturin “el iman” dhe as për tëtreguar se “taŝdîķu” - apo pohimi,pranimi e siguria e besimit në zemër - nukbën pjesë në të ashtuquajturin “islam”.Fjala e Profetit a.s duhet të kuptohet sishpjegim i hollësishëm i diçkaje tërësore,gjithëpërfshirëse; si shpjegim i islamit dheimanit, që quhet “ed-Dîn”- fe. Për këtëarsye, në fund të hadithit, ai tha: “ Aiishte Xhibrili. Ai erdhi që t’ju mësojë juve“dînekum”, pra, fenë tuaj.” Pra, qoftëbesimi dhe pohimi me zemër, qoftë punae dukshme në gjymtyrë, që të dyja janëpjesë përbërëse e islamit dhe e imanit.Për këtë tregon fjala e Allahut tëLartësuar: “Feja e pranueshme tek Allahuështë Islami. [Al imran 19] Ose: “..Sot jupërsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinëTime ndaj jush dhe zgjodha që Islami tëjetë feja juaj. [Maide 3]. Ose: “Thuaj: “Nei kemi besuar(el iman) Allahut, edhe asajqë na u shpall neve, edhe asaj që i ështëshpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut,Jakubit dhe pasardhësve. (I besojmë)Edhe asaj që i është dhënë Musait dheIsait, edhe (asaj që u është dhënë) tëgjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nukbëjmë asnjë dallim mes tyre dhe vetëmAtij i jemi dorëzuar(el islâm)(dhenënshtruar me adhurim dhe me bindje)”.E kush kërkon (të pasojë)fe tjetër përveçIslamit, atij kurrsesi nuk do t’i pranohetdhe në botën tjetër do të jetë nga tëdëshpëruarit.” [Al imran 85]. Domethënë,Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se fejapër të cilën është i kënaqur dhe të cilën epranon prej adhuruesve të Tij është eashtuquajtura “Islam”. Por feja nuk mundtë jetë e pranuar dhe e kënaqshme nëse,krahas punëve të jashtme të dukshme,nuk ka

teŝdîķ

, pra, pohim dhe besim iplotë dhe i sigurt në zemër.” Kjo ishtefjala e Begavijut.`Imam Ebu Abdil-lah Muhamed Ibn IsmâîlIbn Muhamed Ibn El Fađl Et-Temîmij ElAŝbehânij Esh-Shâfi’ij thotë në librin e tij“Et-taĥrîr fi sherĥi Saĥîhi Muslim”: ”

El îmânu

nga ana gjuhësore do të thotë:“

Et-taŝdîķu

(pohimi, miratimi, besimi mesiguri të plotë i diçkaje). Kështu, nësekemi për qëllim këtë kuptim të fjalës

”Elîmân”

, mund të themi se ai nuk shtohetdhe nuk pakësohet, sepse “

Et-taŝdîķu

nuk është diçka që mund të copëzohet,që të mund të mendojmë se ai njëherëmund të jetë i plotë dhe njëherë imangët. Ndërsa në terminologjinë eSheriatit

“El îmânu”

mund tëpërkufizohet si: “Taŝdîķu (të pohuarit, tëbesuarit) me zemër dhe të punuarit megjymtyrë”. Kështu, nëse kemi për qëllimkëtë kuptim të fjalës

”El îmân”

, mund tëthemi se ai shtohet dhe pakësohet. Kyështë medhhebi i Ehli Sunneti uelXhemâ’at. Kundërshtimi në këtëçështje, pas analizës së bërë me imtësi,del se qëndron në përgjigjen që ne ijapim pyetjes: “Ai që pohon dhe besonme siguri të plotë në zemrën e tij çdo gjëqë duhet besuar, nëse veç këtij besiminuk bën asnjë punë që presupozon kybesim, a quhet Mu’minun mutlaķan(besimtar) në mënyrë kategorike (pra, meiman të plotë) apo jo? Mendimi që nekemi zgjedhur si të saktë është se ai nukmeriton të quhet i tillë (pra besimtar

mutlaķan

), sepse Profeti a.s ka thënë:“Nuk bën zina një imorali dhenjëkohësisht të jetë mu’min(besimtarmutlaķan, pra, me besim të plotë ) gjatëkohës kur bën zina”. Sepse ai nuk ka bërëme atë çka presupozon imani (besimi), qëtë meritojë

mutlaķan

, domethënë tëmeritojë tërësisht dhe pa cungim këtëemërtim, pra, besimtar (mu’min

mutlaķan

).” Ky është fundi i fjalës sëautorit të “ Et-Taĥrîr”.Imam Ebu El Ĥasen Alij Ibn Halef IbnBettâl el Mâlikij el Maĝribij, nëshpjegimin që i ka bërë Sahihut tëBuhariut, thotë: “Qëndrimi i grupit të EhliSunetit, nga të parët selefët e këtij umetidhe të mëvonshmit e tij, është që:

”Elîmânu”

është “fjalë” dhe “punë”, shtohetdhe pakësohet. Argumentet që tregojnëse ai shtohet dhe pakësohet janë ajetet eshumta, të cilat Imam Buhariu i ka sjellënë Sahihun e tij.Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:“Është Ai, që e zbriti qetësinë në zemrat ebesimtarëve, për ta shtuar edhe mëshumë besimin mbi besimin që kishin.”[Fet’h 4].“Ata ishin disa djelmosha, kishin besuarZotin e tyre dhe Ne ua shtuam atyreudhëzimin.” [Kehf 13].“Allahu u shtonatyre që u udhëzuanudhëzim”. [Merjem 76].“Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Aiatyre ua shton edhe më shumëudhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofronmundësi të jenë edhe më të matur.”[Muhamed 17].“Ne nuk bëmë mbikëqyrës të zjarritaskënd përveç melekëve, dhe numrin etyre (të përmendur në Kur'an) nuk ebëmë veçse si sprovë për ata që nukbesuan, që të binden ata që u ështëdhënë Libri, ndërsa atyre që besojnë t’ushtohet edhe më shumë besimi.”[Mudethir 31].“Kur zbret ndonjë kapitull (prej Kuranit),ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush iashtoi besimin kjo (sure e shpallur)?” Atyreqë besuan, u shtohet besimi dhe gëzohenpër të. Ndërsa atyre që në zemrat e tyrekanë sëmundje, ajo (shpallja e sureskuranore), ndyrësisë së tyre ua shton (mëshumë) ndyrësinë, dhe ata vdesin si jobesimtarë.” [Teube 124].“Janë ata të cilët, kur ata (munafikët) uthanë: “Njerëzit (idhujtarët) janë tubuart’ju sulmojnë, prandaj kini frikë (shpëtonikokën)!, ai (kërcënim) vetëm sa ua shtoiedhe më shumë besimin, prandaj thanë:“Ne na mjafton Allahu, që ështëMbrojtësi (ndihmësi, strehuesi,sipërmarësi) më i mirë!” [Al imran 173].“Kur muslimanët i panë ushtritë armike,thanë: “Kjo është ajo që na premtuanneve Allahu dhe i Dërguari i Tij. Allahudhe i Dërguari i Tij thanë të vërtetën”. Ajo(ushtria e armikut) vetëm se ua shtoiatyre edhe më shumë besimin dhembështetjen (tek Allahu).” [Ahzab 22].Ibnu Bettâli thotë: “Kështu, imani që nukshtohet është i mangët. Dikush mund tëthotë:

”El îmânu

nga ana gjuhësore dotë thotë: “

Et-taŝdîķu

(pohimi, miratimi,besimi me siguri të plotë rreth diçkaje).Atëherë, si është e mundur të shtohet etë pakësohet ai? Këtij i përgjigjemi: Et-taŝdîķu (besimi i sigurt) plotësohet kur nekryejmë të gjitha punët në bindje ndajAllahut të Lartësuar. Sa më shumë tështojmë besimin tonë dhe punët e mira,aq më shumë përkryhet, përsoset,plotësohet imani. Në këtë mënyrështohet imani, ndërsa me pakësimin eveprave ai pakësohet. Duke u pakësuarpunët e mira, pakësohet përsosmëria apoplotësimi i imanit, dhe nëse ato shtohen,edhe imani e shton përsosmërinë,plotësimin e tij. Ky është mendimimesatar rreth imanit. Ndërsa për sa ipërket

Et-taŝdîķu

-t (besimit në mënyrë tësigurt) në Allahun dhe Profetin e Tij dherreth asaj që lidhet me ta, kjo është njëçështje që nuk pranon cënim epakësim. Ky është edhe shkaku qëimam Maliku ka heshtur, sipas disatransmetimeve të ardhura prej tij, kurështë pyetur: “A mund të pakësohetbesimi?”, sepse nuk lejohet cënimi i

taŝdîķu

-t (pohimit, besimit me siguri tëplotë) në zemër. Një gjë e tillë është epamundur sepse, nëse siguria do tëcënohej, nuk do të quhej më siguri, pordyshim (shek) dhe si e tillë nuk do tëmund të quhej iman (besim). Disa të tjerëthonë: Imam Maliku pati një arsye tjetërkur heshti në përgjigjen e kësaj pyetjeje.Ai heshti që të mos mendonin të padituritse ai është pro mendimit të gabuar tëHauarixhëve, të cilët i konsiderojnë jashtëimanit (pra, si qafirë) ata besimtarë qëbëjnë gjynahe.”Edhe imam Maliku ka deklaruar se imanipakësohet, sikurse kanë konfirmuar edhegrupi i madh i Ehli Sunetit. Abdurrezzakuthotë: “Kam dëgjuar ata dijetarë të cilët iarrita, si Sufjân Eth-Theurij, Mâlik IbnEnes, Ubejdil-lâh ibni Umer, El Euzâij,Mea’mer Ibn Râshid, Ibn Xhurajxĥ dheSufjan Ibn Ujejnete, të thonë: “

El îmânû

është “fjalë” dhe “punë”, shtohet dhepakësohet. Ky është edhe mendimi i IbniMesudit, Hudhejfes, En-neHaij-jut, ElĤasen el Baŝrij-jut, Ataut, Taus-it,Muxhâhid-it, Abdullâh Ibn El Mubârek.Kështu, ajo për të cilin robi meritondashurinë, mbështetjen dhe ndihmënprej besimtarëve, është plotësimi i këtyre3 gjërave: “

Et-taŝdîķu

(pohimi, miratimi,besimi me siguri të plotë) në zemër, El

iķrâru

(të pohuarit, të miratuarit me gojë,pra diktimi me fjalë), dhe

el amelu

,domethënë, të punuarit me gjymtyrë.Nuk ka asnjë kundështim mes tyre se,nëse dikush pohon, miraton diçka dhepunon duke mos pasur dije dhe njohuripër Zotin e tij, ai nuk meriton emrinmu’min (besimtar). Edhe nëse ai kanjohuri të plotë dhe punon sipas dijes,por në të njëjtën kohë mohon me gojën etij atë çka e njohu dhe e diti mirë rrethZotit të tij, ai edhe në këtë rast nuk emeriton emrin “mu'min”. Po kështu, nësedikush pohon dhe e beson Allahun eLartësuar dhe profetët e Tij dhe nukpunon me farzet (detyra e përcaktuaranga Zoti) ai nuk meriton të quhet

mu’minmutlaķan

(në mënyrë të plotë). Edhepse nga ana gjuhësore e kuptimit të fjalës“el îmân” në gjuhën arabe, ai mund tëquhet mu’min, ai nuk meriton të quhet itillë në terminologjinë e përdorur nëSheriat për këtë fjalë, sepse Allahu iLartësuar ka thënë: “Besimtarë të vërtetëjanë vetëm ata, të të cilëve kurpërmendet Allahu, u frikësohen zemrat etyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij ushtohet besimi, dhe vetëm tek Zoti i tyrekërkojnë mbështetje. Gjithashtu, ata tëcilët falin (rregullisht) namazin dhe ngaajo, me çka Ne i furnizojmë, ata japin. Tëtillët janë besimtarë të vërtetë. Për ta kagrada të larta tek Zoti i tyre, falje dhe njëfurnizim bujar.” [Enfalë 2-4].Allahu i Lartësuar na njofton se mu’minështë ai i cili ka këto cilësi tëpërmendura. Ibnu El Bettâli thotë nëkapitullin: “Për ata që thonë se besimiështë “punë”: “Nëse dikush thotë: “Jusapo thatë që El imânu është “et-taŝdiku“, atij i themi: “Et-taŝdîķu” është shkallaapo hapi i parë drejt imanit. Kjo tregon seai që pohon, miraton dhe beson me siguritë plotë, ai hyn në iman, por kjo nuktregon se ai i plotëson të gjitha gradat etij. Pra, ai nuk quhet

mu’min mutlaķan

(me iman të plotë, të pacënuar). Ky ështëqëndrimi i grupit të Ehli Sunetit. Pra, Elimanu është “fjalë” dhe “punë”.”Ebu Ubejdi thotë: “Ky është mendimi iMalikut, Eth-theurijut, El Euzâij etj, idijetarëve të mëdhenj dheprotagonistëve të Sunetit (traditës) sëProfetit pas tyre. Ky është medhhebi iatyre që ishin fanarët e udhëzimit tëdrejtë dhe imamë të kësaj fejemadhështore. Ky është medhhebi iimamëve të Hixhazit, Irakut, Shamit etj.Ibnu Bettâli thotë: “Të njëjtin kuptim kadashur edhe imam Buhariju të konfirmojënë Sahihun e tij dhe po me të njëjtinqëllim i ka emërtuar edhe kapitujt endryshëm në të. Ai ka thënë: Kapitulli:“Çështjet e imanit”; Kapitulli: ”Namaziështë prej imanit (besimit)”; Kapitulli:“Zekati është prej imanit”. Kapitulli:“Xhihadi është prej imanit”, e kështu meradhë. Në të vërtetë ai kërkon tëkundështojë ”murxhiet”, të cilët thonin:“El îmânu” është “fjalë”, pa punë. Pra,imam Buhariju dëshiroi të sqarojë dhe tëtregojë besimin e tyre jo të saktë dhekundërshtimin e hapur të tyre të Kuranit,Sunetit dhe traditës së imamëve tëmëdhenj.” Pastaj Ibnu Bettal përmend nënjë tjetër kapitull: “Mehlebu ka thënë që“El islâmu” në të vërtetë është ”El îmânu,i cili është besimi i patundur, ipazgjidhshëm, i sigurt i zemrës në atë qëe dëshmon dhe e pohon me gojë, dëshmipa të cilën asgjë nuk të vlen tek Allahu iLartësuar.”El Kerrâmij-jetu dhe një pjesë e murxhivekanë thënë: “El îmanu është thjeshtpohimi me gojë, pa qenë i nevojshëmbesimi i sigurt me zemër i asaj qëdëshmon. Nga argumentet më të fortame të cilat hidhet poshtë ky mendim igabuar është unanimiteti i umetit nëkonsiderimin si qafirë (jobesimtarë,jashtë besimit) i munafikëve, edhe pseata dëshmojnë me gojë dy shehadetet.Allahu i Lartësuar thotë: “Asnjërit prejtyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (exhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranëvarrit të tij (për lutje e vizitë), sepse atamohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tijdhe vdiqën si kryeneçë.” [Teube 84].” Kyështë fundi i fjalës së Ibni Bet-tal-itShejhu dhe imami Ebu Amër Ibnu Salâh, -Allahu e mëshiroftë - thotë: “Profeti a.stha se Islami është: “Të dëshmosh se nukka Zot të adhuruar me të vërtetë veçAllahut dhe se Muhamedi është profeti iAllahut, të falësh (përkryesh) namazin, tëjapësh zekatin, të agjërosh Ramazanindhe të kryesh haxhin në Shtëpinë eShenjtë (Qaben), nëse ke mundësi tëshkosh atje.” Ai gjithashtu ka thënë qëimani është: “Të besosh Allahun, melekëte Tij, Librat e Tij, profetët e Tij, Ditën eFundit dhe të besosh në kaderin, të mirëne tij dhe të keqen e Tij.” Ky (thotë IbnSalâĥu) është qartësim i themeleve tëimânit, i cili në vetvete është

et-taŝdîķu

(pohim, miratim, besim i sigurt) ngabrenda (pra, me zemrën tënde).Gjithashtu, mund të themi se në këtëhadith janë qartësuar edhe themeletkryesore të Islamit, i cili në vetvete është

“el istislâmu”

, pra, dorëzim i plotë dhe

“el inķijâdu”

, domethënë, nënshtrim dhebindje e jashtme, e dukshm. Ne gjykojmëpër dikë se ai është në islam duke u nisurnga pamja e jashtme, nga ajo që shfaqet,dhe mjafton për këtë gjykim shprehja edy dëshmive:

Eshhedu en lâ ilâhe il-lall-llâhu ue eshhedu en-ne Muhamedenabduhû ue rasûluh

. (Dëshmoj se nuk katë adhuruar të merituar veç Allahut dhedëshmoj se Muĥamedi është adhuruesidhe profeti i Allahut). Por në hadith,Profeti (a.s.) i bashkangjiti përkufizimit tëIslamit, përveç shehadetit, edhe namazin,zekatin, haxhin e agjërimin, për shkak seato janë më të mëdhatë dhe më tërëndësishmet treguese dhe shenja tëIslamit. Në varësi të plotësimit dhezbatimit që njeriu u bën këtyre bazave tëIslamit do të jetë edhe grada e të qënurittë tij, i dorëzuar dhe i nënshtruar ndajZotit (pra, të qenurit e tij musliman).Gjithashtu, në varësi të lënies dhecënimit të këtyre bazave do të jetë edhezhdukja ose cënimi e dobësimi i tëqenurit të tij i dorëzuar, i nënshtruar, ibindur ndaj Allahut të Lartësuar.Pastaj mund të themi gjithashtu se fjala

“el îmân”

ngërthen, perfshin në vetvetetë gjitha ato me të cilat u shpjegua Islamidhe shumë e shumë punë të tjera nëbindje ndaj Allahut të Lartësuar, sepseato punë janë fryt i

taŝdîķut

tëbrendshëm, i cili sikurse e kemipërmendur është baza e imanit. Këtopunë të jashtme e të dukshme janë sipërforcueset, plotësueset, ruajtëse embrojtese të imanit të fshehur në zemër.Për këtë arsye, Profeti (a.s.) në hadithin edelegacionit të Abdu el Kajsit e kapërkufizuar el iman-in me dy dëshmitë,me namazin, zekatin, agjërimin eRamazanit dhe veçimin e 1/5 prejpasurive të fituara në luftë (për hir tëAllahut). Për këtë arsye, nuk e meriton qëtë quhet

mu’min mutlaķan

ai që kryengjynahe të mëdha dhe braktis farzet,sepse ky emërtim i jepet vetëm atij qëështë i plotë në cilësi. Edhe Profeti (a.s.) eka mohuar që ai që vjedh apo bën zinaështë mu’min kur ka thënë: “Hajduti gjatëvjedhjes nuk mund të jetë mu’min”. Pra,në këtë rast, Profeti (a.s.) nuk e kaquajtur mu’min, sepse këtë emërtim emeriton veçse ai që është i plotë nëcilësitë e mu’min-it (me fjalë të tjera kathënë: “Nuk është besimtar i plotë ai qëvjedh”) Edhe emri “el islâm” përfshin dhengërthen në vetvete atë çka konsiderohetsi themeli apo baza e imanit, pra, taŝdîķu-n e brendshëm. Gjithashtu, ai përfshinedhe bazat kryesore të veprave qëkonsiderohen si bindje ndaj Allahut tëLartësuar. E gjithë kjo bën pjesë në atë qëquhet

istislâm”

, pra, dorëzim, nënshtrimi plotë ndaj Allahut të Lartësuar. Në këtëmënyrë, mund të themi se “el imânu”dhe “el islâmu” kanë pika bashkimi dhendarjeje. Mund të themi se: çdo mu’minështë muslim dhe jo çdo muslimështëmu’min (besimtar me kuptimin e plotë tëfjalës). Ky përfundim kaq i përpiktë ështënjë sukses shumë i madh, që na jep tëkuptojmë të harmonizuara shumë ngatekstet e Kuranit dhe Sunetit, që kanëfolur rreth imanit dhe islamit dhe të cilatjanë bërë shkak për gabime të shumta,për cilindo të thelluar mes tyre.Përfundimi ynë është në përputhje tëplotë me dijetarët e shumtë të hadithitdhe të tjerë.” Ky është fundi i fjalës sëShejh Ebu Amr Ibn Es Salâĥ.” [ImamNeueuiju në “Sherhu i Sahihut tëMuslimit"]

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë