Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَدْ قَالَهَا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَمَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
Kështu thonin edhe ata që ishin para tyre, prandaj nuk patën dobi nga ajo që patën fituar, (50)
Ashtu patën thënë edhe brreza të tjerë para tyre. -
Këto fjalë, domethënë: “Këtë e kam arritur në sajë të diturisë...”, i thoshin edhe më të hershmit. Mohuesit e së vërtetës i përsërisin këto fjalë vazhdimisht, a thua sikur ia lënë trashëgimi njëri-tjetrit. Ata nuk i pohojnë mirësitë e Zotit dhe nuk shikojnë se kanë përgjegjësi dhe detyrime ndaj Tij. Për këtë arsye, kur vdekja t'i rrëmbejë, atyre nuk do t'u sjellë asnjë dobi ajo që kanë bërë:Por atyre nuk u solli asnjë dobi ajo që bënë. -
Ajo është dita kur ndëshkimi do t'i gllabërojë dhe nuk do t'i lëshojë më.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë