Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 54)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 54

وَأَنِيبُوا إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنْصَرُونَ 54 ٥٤

Kthehuni kah Zoti juaj dhe përuluni para Tij, para se t’u vijë dënimi, sepse, pastaj nuk do të keni ndihmë. (54)

Tefsiri

Kthehuni te Zoti juaj

(me pendim)- Kthehuni tek Zoti juaj me zemrat tuaja, të penduar dhe të gatshëm për t'iu bindur e nënshtruar Atij.

dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, -

Dorëzojuni Atij me trupin tuaj. Nëse el inabetu (kthimi te Zoti) përmendet i vetëm, pa u shoqëruar me “dorëzim”, ajo e përfshin kthimin me zemër e gjymtyrë. Ndërsa kur përmendet së bashku me “dorëzimin”, atëherë

el inabetu

është kthimi i zemrës dhe shpirtit tek Zoti, ndërsa dorëzimi nënkupton dorëzimin me trup e vepra të dukshme sipas ligjit të Zotit. Duhet menduar me kujdes për fjalën e Allahut: "kthehuni te Zoti juaj (me pendim)". Fjala 'tek Zoti juaj' është nxitje për sinqeritet. Ky është një mesazh i qartë se, pa sinqeritet, asnjë vepër nuk ka vlerë, qoftë punë zemre, qoftë punë e jashtme dhe e dukshme. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: "... para se t’ju vijë dënimi". Allahu i Madhëruar dënon kë të dojë dhe kur dënimi i Tij fillon të zbresë, askush nuk mund ta pengojë atë.

se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. -

Askush nuk mund t'ju ndihmojë. Mbase dikush mund të thotë: "E çfarë është el inabetu dhe islami? Cilat janë përkufizimet e këtyre dy nocioneve? Atëherë, Allahu i jep përgjigje kësaj pyetjeje më poshtë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë