Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 5

خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ ۖ يُكَوِّرُ اللَّيْلَ عَلَى النَّهَارِ وَيُكَوِّرُ النَّهَارَ عَلَى اللَّيْلِ ۖ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ ۖ كُلٌّ يَجْرِي لِأَجَلٍ مُسَمًّى ۗ أَلَا هُوَ الْعَزِيزُ الْغَفَّارُ 5 ٥

Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me qëllim të plotë; Ai e mbështjellë natën në ditë dhe ditën në natë, Ai e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën. Të gjitha lëvizin deri në kohë (shkallë) të caktuar. Ah, Ai është i Fuqishëm dhe Falës. (5)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar na njofton se Ai:

Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. -

I krijoi me urtësi dhe për një qëllim të madh e mirësi të madhe. Ai i krijoi ato që t'i urdhërojë robërit dhe t'i shpërblejë e ndëshkojë, për përmbushje ose jo të ligjeve të Tij.

Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë

(mbështjellë)

natën; -

Allahu e ndërfut njërën në tjetrën dhe e bën që ato të zëvendësojnë njëra tjetrën. Ato nuk bashkohen të dyja bashkë. Kur vjen njëra, largohet tjetra dhe ia lë vendin asaj.

Ai i ka nënshtruar Diellin e Hënën

(sipas ligjit të Tij), - Allahu i nënshtroi që të lëvizin me rregull dhe sistem.

që lëvizin sipas një afati të caktuar. -

Secili nga këta trupa lëviz me urdhrin dhe rregullin e Zotit, deri në afatin e caktuar nga Ai, kur kjo botë të përfundojë dhe të shkatërrohet. Atë ditë, Allahu do ta shkatërrojë çdo rregull të saj, do të shkatërrojë Diellin e Hënën dhe do t'i ringjallë krijesat me krijimin e ri, që të përfundojnë në vendin e përjetshëm, ose në Xhenet ose në Zjarr.

Ai është Ngadhënjimtari -

Allahu është El Aziz, domethënë, Krenari, Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi, që kurrë nuk mposhtet. Ai është Mëshiruesi i gjithçkaje. Për atë asgjë nuk është e pamundur. Me fuqinë e Tij, Allahu krijoi gjithë këto krijesa madhështore dhe i nënshtroi të lëvizin dhe funksionojnë ashtu siç Ai dëshiron. Allahu është Falësi i madh. Ai fal dhe fal pandërprerë gjynahet e robërve të Tij besimtarë, që gjithmonë pendohen dhe kthehen tek Ai.

Falësi i Madh. -

Ai është Falës edhe për ata që i bëjnë shirk, që, pasi i shikojnë argumentet e Tij, pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë