Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَسِيقَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوهَا فُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِنْكُمْ يَتْلُونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِ رَبِّكُمْ وَيُنْذِرُونَكُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا ۚ قَالُوا بَلَىٰ وَلَٰكِنْ حَقَّتْ كَلِمَةُ الْعَذَابِ عَلَى الْكَافِرِينَ
Dhe jobesimtarët do të shtyhen në ferr, grupe-grupe, dhe kur të arrijnë atje, hapen dyert e tij dhe rojtarët u thonë atyre: “A nuk u kanë ardhur pejgamberët nga mesi juaj, të cilët ju lexonin argumentet e Zotit tuaj e ju tërheqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite? Mohuesit do të thonë: “Po, me të vërtetë, (na kanë ardhur), por është e sigurt fjala e Perëndisë për dënimin e mohuesve”. (71)
Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. -
Ata do të shtyhen me forcë për në Xhehenem duke u goditur me shkopinj që shkaktojnë dhimbje nga zebanitë e ashpër të Xhehenemit. Ata shtyhen dhe goditen për t'u futur në burgun më të tmerrshëm. Ai është Xhehenemi, vendi ku janë bashkuar më të dhimbshmet dënime të çdo lloji dhe vendi ku është mbledhur çdo dëshpërim dhe dhimbje shpirtërore. Atje largohet nga shpirti çdo lloj gëzimi Allahu thotë: "Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen. Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit." [Tur 11 -Ata do të thonë: “Po,
(patën ardhur)”. - Në këto momente, kur janë para hyrjes, ata do t'i pranojnë gjynahet dhe mohimin e tyre dhe do të pranojnë se nuk kanë asnjë justifikim para Zotit. Ata do të thonë: “Po. Profetët e Zotit na erdhën me shpallje dhe argumente të qarta, duke na e sqaruar dhe kumtuar plotësisht të vërtetën. Ata na paralajmëruan dhe kërcënuan për këtë ditë.”Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet. -
Për shkak se ata refuzuan besimin e vërtetë, dënimi u bë i meritueshëm dhe i pashmangshëm. Kështu do të përfundojë çdokush që mohon shpalljet e Allahut dhe i refuzon ato me forcë. Kështu do t'i pranojnë gjynahet e tyre, duke mos patur asnjë arsyetim para Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë