Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا مَسَّ الْإِنْسَانَ ضُرٌّ دَعَا رَبَّهُ مُنِيبًا إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُ نِعْمَةً مِنْهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدْعُو إِلَيْهِ مِنْ قَبْلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَنْدَادًا لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِهِ ۚ قُلْ تَمَتَّعْ بِكُفْرِكَ قَلِيلًا ۖ إِنَّكَ مِنْ أَصْحَابِ النَّارِ
Kur njeriun e godet një e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu drejtuar krejtësisht, e kur atij t’i kthehet një e mirë prej Tij, ai harron atë për të cilën më parë iu lut Perëndisë dhe i bënë shok Perëndisë, andaj largohet nga rruga e Tij (Perëndisë). Ti thuaj (atij mohuesit): “Kënaqu pak me mosbesimin tënd! Ti, me siguri, do të jeshë nga banorët e zjarrit! (8)
E, kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij me pendesë.. -
Allahu i Madhëruar na njofton për mirësitë e shumta që Ai i dhuron robit dhe kujdesin e madh që tregon për të, edhe pse robi tregohet mosmirënjohës. Kur njeriun e kap ndonjë fatkeqësi ose sprovë, si sëmundje, varfëri apo kur gjendet në vështirësi në det ose kudo, e di mirë se nga kjo gjendje mund ta nxjerrë veçse Allahu i Lavdëruar. Për këtë arsye, ai i lutet me përgjërim veçse Allahut, duke i shfaqur pendimin e sinqertë dhe duke i kërkuar me ngulm e përunjësi që ta shpëtojë dhe t'ia largojë atë fatkeqësi që e ka kapur.Por, kur Ai
(Allahu)i jep ndonjë të mirë, njeriu harron se më parë i është lutur Atij -
Kur Allahu ia largon atë vështirësi, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, njeriu harron se më parë i është lutur Atij. Madje, ai largohet dhe i kthen shpinën Zotit, a thua se kurrë nuk i ka ndodhur ajo fatkeqësi. Kështu vazhdon në idhujtarinë e tij dhe shpërfill mirësinë e Allahut.dhe i përshkruan shokë Allahut e kështu, i largon të tjerët nga rruga e Allahut. -
Ai largon veten nga rruga e drejtë, por largon dhe të tjerët, sepse është i devijuari ai që të devijon. Thuaji këtyre mosmirënjohësve, që i përgjigjen mirësisë së Allahut me mosbesim dhe mosmirënjohje:Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mohimin tënd, se ti pa dyshim je nga banorët e Zjarrit!” -
Ato kënaqësi nuk kanë për të të hyrë në punë kur të jesh në zjarr, siç thotë i Lavdëruari në një jet tjetër: "Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë (këtë jetë) për pak vjet, prapë do t’u vijë në fund dënimi që u është premtuar. Dhe për çfarë do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?" [Shuara 205 - 207].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë