Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِذَا قَضَيْتُمُ الصَّلَاةَ فَاذْكُرُوا اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِكُمْ ۚ فَإِذَا اطْمَأْنَنْتُمْ فَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ ۚ إِنَّ الصَّلَاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا
Pasi që ta kryeni namazin, përmendni Perëndinë duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni të qetësuar (prej rrezikut), atëherë falni namazin e plotë. Se, namazi, është detyrë e obligueshme për besimtarë në kohë të caktuar. (103)
Pasi të falni namazin
(e frikës), përmendeni Allahun kur jeni në këmbë, ulur a të mbështetur. -
Kuptimi: Pasi të përfundoni namazin e frikës apo namazet normale, përmendeni Allahun e Lartësuar në të gjitha gjendjet dhe situatat tuaja. Allahu i Lartësuar përmend namazin e frikës në mënyrë të veçantë, për arsye të veçanta:E, kur të jeni të qetë
(nga rreziku), atëherë, faleni namazin në mënyrë të rregullt,...” -
Nëse mbaron gjendja e luftës ose largohet rreziku dhe ju qetësoheni, atëherë kryejeni namazin në formën më të plotë, qoftë me veprimet e tij të jashtme, qoftë me veprimet e brendshme të zemrës....sepse namazi është detyrim i përcaktuar për besimtarët. -
Namazi është bërë detyrë për besimtarët që ta kryejnë në kohët e përcaktuara nga Zoti, prandaj nuk lejohet të neglizhohet ky kusht. Këto kohë u janë qartësuar muslimanëve të vegjël dhe të mëdhenj, të diturve dhe të paditurve. Të gjithë i kanë mësuar këto kohë nga Profeti i tyre, Muhamedi (a.s.), i cili i porositi: “Faluni ashtu siç më keni parë mua të falem!” Shprehja: “...për besimtarët” tregon se falja e namazit është matës dhe tregues i besimit. Në varësi të besimit, do të jetë edhe kryerja e namazit në sasi dhe cilësi. Ajo tregon, gjithashtu, se jomuslimanët që jetojnë në shtetin islam, edhe pse janë të detyruar që të respektojnë ligjet e tij, ata nuk urdhërohen që të ushtrojnë ritet fetare islame, siç është falja e namazit. Madje, namazi i tyre është i pavlefshëm, përderisa ata vazhdojnë të jenë në kufër. Ndërsa në ahiret, ata do të ndëshkohen për lënien e adhurimeve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë