Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِنْ بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَنْ يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا ۚ وَالصُّلْحُ خَيْرٌ ۗ وَأُحْضِرَتِ الْأَنْفُسُ الشُّحَّ ۚ وَإِنْ تُحْسِنُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ai, ose nuk do ta përfill atë, atëherë nuk ka mëkat për ata, nëse paqëtohen në mes vete. Paqëtimi është (madje) më i mirë (se shkurorëzimi). Te njerëzit është e prirur koprracia. Por në qoftë se ju do të silleni bukur dhe do të ruheni prej të këqijave, Perëndia, madje di mirë atë që punoni ju. (128)
Pajtimi është më i miri. -
Marrëveshja ose pajtimi është më i mirë sesa këmbëngulja e secilës palë për të marrë tërësisht hakun e vet, në rastet kur ata kërkojnë të drejtat nga njëri-tjetri. Pra, është mirë që secila palë t’i bëjë lëshime palës tjetër. Pajtimi mundëson që afrimiteti të jetë i vazhdueshëm dhe kultivon te njeriu virtytet e faljes, tolerancës dhe bamirësisë. Marrëveshjet janë të lejuara në çdo çështje, me kusht që të mos bëhet haram diçka që Zoti e ka lejuar dhe të mos bëhet e lejuar diçka që Zoti e ka ndaluar. Në këto raste, marrëveshjet janë të padrejta dhe të palejueshme. Dije se asnjë gjykim nuk hyn në fuqi derisa të plotësohen kushtet dhe të hiqen pengesat e zbatimit të tij. Në rastin tonë, kur kemi të bëjmë me gjykimin për pajtim, Allahu i Lartësuar ka thënë se ky është një veprim i mirë dhe i drejtë. Gjithashtu, çdo njeri i logjikshëm i konsideron të mira të tilla ndërmarrje dhe nxit për plotësimin e tyre. Megjithatë, kur mëson që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për të tilla marrëveshje, besimtari motivohet edhe më shumë për kryerjen e tyre.Njerëzit janë të prirur nga lakmia. -
Njerëzit janë të prirur që të mos i shpenzojnë të mirat që zotërojnë. Ata janë të prirur, gjithashtu, që ta kërkojnë hakun e tyre të plotë, pa asnjë mangësi. Këto prirje i kanë rrënjët në natyrën e njeriut. Duket sikur ky ajet urdhëron dhe thotë: “Është detyrë për ju që të përpiqeni shumë për ta shkulur nga shpirti këtë cilësi të ulët dhe, në vend të saj, të kultivoni faljen, tolerancën dhe bujarinë. Toleranca ose lëshimi që njeriu bën në të drejtat e tij, në emër të faljes dhe bujarisë, është një virtyt shumë i lartë dhe i rëndësishëm. Nëse njeriu e kultivon te vetja këtë cilësi të lartë, ai e ka më të thjeshtë të arrijë pajtimin me të tjerët. Ndërsa ai që nuk e ka edukuar veten dhe nuk e mjekon sëmundjen e koprracisë, ai e ka shumë të vështirë që të bëjë konpromise dhe të tolerojë të tjerët, por kërkon me ngulm hakun e vet, pa asnjë tolerim dhe lëshim. Në këtë rast, nëse edhe kundërshtari i tij është me të njëjtat prirje, çështja vështirësohet shumë dhe bëhet e rrezikshme. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Nëse ju bëni mirë dhe tregoheni të devotshëm, s’ka dyshim se Allahu di gjithçka që bëni ju. -
Këtu Allahu i Lartësuar jep dy porosi. Porosia e parë është: të bësh mirë. Bamirësia (ihsan) tregohet në dy drejtime:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë