Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ أَزْوَاجُكُمْ إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُنَّ وَلَدٌ ۚ فَإِنْ كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌ فَلَكُمُ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ ۚ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِينَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ ۚ وَلَهُنَّ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْتُمْ إِنْ لَمْ يَكُنْ لَكُمْ وَلَدٌ ۚ فَإِنْ كَانَ لَكُمْ وَلَدٌ فَلَهُنَّ الثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُمْ ۚ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ تُوصُونَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ ۗ وَإِنْ كَانَ رَجُلٌ يُورَثُ كَلَالَةً أَوِ امْرَأَةٌ وَلَهُ أَخٌ أَوْ أُخْتٌ فَلِكُلِّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا السُّدُسُ ۚ فَإِنْ كَانُوا أَكْثَرَ مِنْ ذَٰلِكَ فَهُمْ شُرَكَاءُ فِي الثُّلُثِ ۚ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصَىٰ بِهَا أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَارٍّ ۚ وَصِيَّةً مِنَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌ
Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta e asaj (pasurie) që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon e katërta e pasurisë që keni lënë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. E, nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, (të) është – pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkarisht në të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Perëndisë! – Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i butë (nuk nxiton) në ndëshkime. (12)
Nga ajo që lënë bashkëshortet tuaja juve ju takon gjysma, nëse ato nuk kanë fëmijë. -
Me fjalën “fëmijë” këtu kuptohen fëmijët biologjikë (jo të birësuar), djemtë apo vajzat e djalit të saj, një apo shumë qofshin, qofshin fëmijë nga burri apo nga burra të tjerë (nëse ka qenë e martuar më parë). Këtu nuk hyjnë djemtë dhe vajzat e vajzës së saj, dhe ky është një mendim konsensual i dijetarëve. Pra, nëse gruaja e vdekur nuk ka lënë pas fëmijë (sipas kësaj që u përmend), burrit i takon gjysma e pasurisë së saj. Në të kundërt:Por nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta e pasurisë që lënë ato, pasi të zbatohet porosia e tyre
(testament)dhe pasi të lahen borxhet e tyre. -
Ndërsa në rastin kur i vdekuri është burri, Allahu i madhëruar thotë:Nga ajo që lini ju, atyre
(grave)ju takon një e katërta, nëse nuk keni fëmijë. Por, nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që lini, pasi të zbatohet porosia juaj
(testament)dhe pasi të lahen borxhet tuaja. -
Në vijim Allahu i madhëruar na sqaron rastin e njohur El kelâleh. Ai thotë:Në qoftë se i vdekuri, qoftë mashkull ose femër, nuk ka lënë as prindër dhe as fëmijë, por ka vëlla ose motër
(nga nëna), atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta. -
Fjalët “vëlla” e “motër” tregojnë vëllain e motrën nga nëna, sikurse është përcjellë në disa variante të këndimeve të Kur’ânit. Edhe dijetarët janë të një mendimi se këtu bëhet fjalë për vëllezërit dhe motrat vetëm nga nëna.Rasti el kelaleh
Sikurse ka thënë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rasti “el kelaleh”ndodh kur i vdekuri nuk lë pas as baba, as gjysh, as djalë, as djalë djali, as vajzë, as vajzë djali e ç’ka poshtë tyre. Në këtë rast, nëse ai ka lënë pas veç një vëlla ose një motër vetëm nga nëna, atëherë secilit prej tyre i takon një e gjashta e trashëgimisë. Megjithatë, sikur i vdekuri të ketë lënë pas qoftë edhe një fëmijë e ç’ka poshtë tyre (nipër e stërnipër) apo baba e ç’ka sipër tyre (gjyshër e stërgjyshër), kjo i përjashton nga trashëgimia vëllezërit dhe motrat e tij vetëm prej nëne. Ky është mendimi konsensual i dijetarëve.E, nëse ka më shumë se dy
(vëlla e motër), ata janë pjesëmarrës të barabartë në një të tretën e pasurisë, pasi të zbatohet porosia
(testamenti)dhe pasi të lahen borxhet, kështu që asnjë të mos dëmtohet. Këto janë porositë e Allahut. Allahu është i Gjithëditur e Durimtar. -
Nëse janë disa (më shumë se një) vëllezër dhe motra nga nëna, atëherë ata janë pjesëmarrës të barabartë në një të tretën e trashëgimisë. Pra, këtu nuk është i vlefshëm rregulli: “mashkulli merr sa për dy femra”, pasi Allahu i Lartësuar ka thënë ata janë “shurekâe”, domethënë, pjesëmarrës të barabartë në një të tretën. Nga ky ajet përfitojmë edhe një gjykim tjetër, atë për çështjen “el ĥimarijeh”. Kështu, nëse një grua lë pas vetes: bashkëshortin, nënën, vëllezër e motra nga nëna, vëllezër dhe motra nga nëna e babai, atëherë ndarja e trashëgimisë bëhet në këtë mënyrë: bashkëshorti i saj merr gjysmën, sepse e ndjera nuk ka lënë pas fëmijë. Nëna merr një të gjashtën, sepse e ndjera ka lënë vëllezër dhe motra. Vëllezërit dhe motrat nga nëna janë pjesëtarë të barabartë në një të tretën. Ndërsa vëllezërit dhe motrat nga nëna e babai nuk marrin gjë, sepse Allahu i Lartësuar ua ka lënë një të tretën vëllezërve dhe motrave nga nëna, kështu që përzierja e tyre me vëllezërit nga babai e nëna do të ishte një veprim që Allahu nuk e ka përmendur në ajet. Këtë e përforcon edhe fakti që vëllezërit dhe motrat nga nëna e babai nuk hyjnë në mesin e atyre trashëgimtarëve që meritojnë pjesë (furuđ) të përcaktuar nga Sheriati, por hyjnë tek ata që përfitojnë si “aŝabe”, pra, nga ajo që mbetet pasi trashëgimtarët e furuđ-eve marrin pjesën e tyre. Ndërsa vëllezërit vetëm nga nëna janë vetë trashëgimtarë të furuđ-eve, domethënë ata kanë pjesë të përcaktuar nga Sheriati. Në rastin tonë, meqë nuk mbetet gjë, vëllezërit nga nëna e babai nuk marrin gjë. Ky është mendimi më i saktë mbi këtë çështje. Ndërsa për sa i përket pjesës që meritojnë vëllezërit dhe motrat nga babai dhe nëna apo vetëm nga babai, kjo është sqaruar në ajetin 176 të kësaj sureje, ku i Lartësuari thotë: “Ata kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet për çështjen e atij që nuk ka lënë baba e as fëmijë që e trashëgojnë (el kelale). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllai) trashëgon atë (motrën), nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se janë dy motra (që trashëgojnë), atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe motra, atëherë mashkullit i takon pjesë sa dyfishi i pjesës së femrës. Kështu jua sqaron Allahu dispozitat, që ju të mos humbni rrugën e drejtë. Allahu Di gjithçka.” Kështu, sipas ajetit, nëse ajo që trashëgon është një motër prej babe e nëne apo vetëm prej babe, asaj i takon gjysma e pasurisë së lënë. Nëse ato që trashëgojnë janë dy motra prej babe e nëne apo vetëm prej babe, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë së lënë. Nëse ato që trashëgojnë janë një motër prej babe e nëne dhe një motër ose disa motra vetëm nga babai, ndarja bëhet në këtë mënyrë: motra prej babe e nëne merr gjysmën, ndërsa motrat vetëm nga babai marrin një të gjashtën, apo siç quhet ndryshe “plotësuesen e 2/3 (dy të tretave)”. Por nëse motrat prej babe e nëne janë më shumë se një, ato marrin dy të tretat, dhe motrave vetëm prej babe nuk u mbetet gjë prej pasurisë, sikurse e përmendëm një gjë të tillë kur folëm për pjesën e vajzave dhe të vajzave të djalit. Nëse trashëgimtarë janë vëllezër e motra të përzierë, atëherë këtu vlen fjala e Allahut të Lartësuar: mashkullit i takon pjesë sa dyfishi i pjesës së femrës. Dikush mund të pyesë: Po për rastet e tjera të trashëgimisë, a kuptohet gjë nga ajeti? Përgjigjja është po. Në ajet ka disa shenja udhëzuese për çështje të tjera, të cilat vetëm një i pavëmendshëm nuk mund t’i vërejë. Kështu, për shembull, shkaqet privuese të trashëgimisë janë: skllavëria, vrasja e trashëgimlënësit dhe ndryshimi i përkatësisë fetare. Por si kuptohet kjo nga ajeti? Allahu i Lartësuar thotë: “Ju nuk e dini se cilët janë më dobiprurës për ju: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj.”. Pa ndihmën dhe udhëzimin e Zotit, ne nuk mund ta njohim se çfarë është më e mira dhe më e drejta në çështjet e dynjasë dhe të fesë. Ne nuk mund ta dinim se cilët trashëgimtarë, prindërit apo fëmijët, janë më të dobishëm për ne, që të mund të gjykojmë se cilëve u duhet dhënë më shumë e cilëve më pak. Ky është një tregues i urtësisë së Allahut të Lartësuar, që dëshiron të plotësojë mirësinë e Tij ndaj nesh në ndarjen e pasurisë mes trashëgimtarëve, në varësi të afërsisë dhe të dobisë që ofron secili në aspektin e dynjasë dhe të fesë tonë. Kështu, po të shohim në këtë drejtim, do të kuptojmë se vrasësi dhe jomuslimani e cenojnë këtë urtësi të Allahut të Lartësuar në shpërndarjen e trashëgimisë. Vrasësi i ka shkaktuar trashëgimlënësit dëmin më të madh, i ka marrë jetën. Për këtë arsye, atij nuk duhet t’i takojë kurrsesi pjesë nga trashëgimia, e cila është përcaktuar në varësi të dobisë që ofron trashëgimtari për trashëgimlënësin. Gjithashtu, është e njohur edhe norma ligjore që thotë: “Ai që synon përshpejtimin e një gjykimi para kohës së përcaktuar nga Sheriati për të, ndëshkohet duke u privuar prej tij”. Kështu, vrasësi i trashëgimlënësit synon të përshpejtojë marrjen e trashëgimisë nga i vrari, prandaj edhe ndëshkohet duke u privuar nga pjesa e tij (përveç ndëshkimit për vrasjen, sigurisht). Ndërsa jomuslimani, edhe pse mund të jetë i afërm i trashëgimlënësit, nuk meriton pjesë prej tij. Ai mund ta meritojë trashëgiminë për shkak të afërsisë farefisnore, por është kufri i tij që e privon prej saj. Nuk ka dyshim se mosbesimi në fe është një ndasi shumë e madhe mes trashëgimlënësit dhe trashëgimtarit. Ata nuk i sjellin asnjë dobi njëri-tjetrit. Shkaku i privimit nga trashëgimia është më i fortë se shkaku i meritimit të saj. Po ashtu, të drejtat e muslimanëve janë më parësore për t’u plotësuar sesa të drejtat e të afërmve jobesimtarë. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar thotë në suren Enfalë: “Megjithatë, farefisi ka më shumë përparësi ndaj njëri-tjetrit, sipas Librit të Zotit. Allahu Di gjithçka.” Në fillim, në Medinë, Profeti (a.s.) bëri një vëllazërim të veçantë mes muhaxhirve (emigrantëve mekas) dhe ensarëve (vendasve medinas), përveç vëllazërisë së përgjithshme që ekziston në Islam mes besimtarëve, aq sa ata u bënë pjesëtarë në trashëgiminë e njëri-tjetrit. Por Allahu i Lartësuar shpalli më pas dispozitat për trashëgiminë, sipas të cilave, vëllazëria në Islam nuk të jep të drejtë në trashëgimi, por është lidhja e gjakut faktor kryesor për përfitimin nga trashëgimia. Megjithatë, jo çdo lloj farefisnie është përfituese, prandaj ajeti duhet kuptuar saktë. Qëllimi këtu është për pjesëtarët muslimanë të farefisit, jo për ata që janë qafirë. Nëse një farefis është jomusliman, atëherë është më parësore vëllazëria në Islam. Ibn Kajjimi, në librin e tij “Xhelâul Efhâm”, thotë: “Shih me vëmendje se si Allahu i Lartësuar e ka lidhur ngushtë meritën për trashëgimi mes burrit dhe gruas me të qenurit e tyre bashkëshortë të njëri-tjetrit. Ai ka thënë: “Nga ajo që lënë bashkëshortet tuaja juve ju takon gjysma, nëse ato nuk kanë fëmijë.”. Pra, nuk ka thënë “gratë tuaja”, por ka përdorur fjalën “bashkëshortet”, për të treguar se shkak i meritës së trashëgimisë është një lidhje më e ngushtë mes atyre të dyve, dhe jo thjesht lidhja mes një burri dhe një gruaje. Pa dyshim, edhe mes qafirit dhe muslimanit nuk ekziston ndonjë lidhje e tillë e ngushtë dhe, si rrjedhojë, ata nuk mund të jenë trashëgimtarë të njëri-tjetrit. Të fshehtat e termave të përdorura në Kur’ân qëndrojnë shumë më lart se mendjet dhe arsyetimet e njerëzve.” Për sa i përket skllavit, ai as trashëgohet dhe as trashëgon gjë. Ai nuk trashëgohet, sepse nuk zotëron pasuri. Ai dhe pasuria e tij janë pronë e padronit të tij. Po ashtu, ai nuk trashëgon, sepse edhe nëse merr pasuri në formë trashëgimie, ajo automatikisht i takon zotërisë së tij. Për sa i përket atij që është gjysëm skllav dhe gjysëm i lirë, gjykimi për të është në varësi të secilës pjesë. Kjo çështje gjendet e sqaruar në librat e fikh-ut. Për sa i përket hermafroditit (deledashit), ekzistojnë dy raste:Pyetje:
Si veprohet nëse pas ndarjes së pasurisë mes trashëgimtarëve të furud-eve mbetet diçka dhe prej el asabe-s ndodhen vetëm motra jo nga nëna dhe vajza ose vajza djali? A ka ndonjë argument që të tregojë se prania e vajzave dhe e vajzave të djalit përjashtojnë motrat jo nga nëna nga trashëgimia?Përgjigja
është jo. Nuk ka argument nga Kur’âni që të tregojë për këtë gjë. Nëse çështja është kështu, atëherë pasi vajzat marrin pjesën e tyre të furud-eve dhe mbetet diçka prej pasurisë, atëherë ajo u jepet motrave dhe nuk u jepet atyre që janë më larg se ato, si djali i vëllait apo xhaxhai e më larg se ata. Allahu është më i ditur për gjithçka.Për shembull, një vëlla e një motër, dy vëllezër, dy motra, dy vëllezër e një motër, dy motra e një vëlla, etj, të gjithë nga nëna.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë