Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ يَتَفَرَّقَا يُغْنِ اللَّهُ كُلًّا مِنْ سَعَتِهِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ وَاسِعًا حَكِيمًا
E nëse ata (burri e gruaja) ndahen, Perëndia me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur. Se Perëndia, është i bollëkshëm në begatinë e Tij dhe i Gjithëdijshëm. (130)
Nëse ata
(nuk gjejnë rrugë pajtimi e)ndahen, Allahu do të begatojë secilin prej tyre me mirësitë e Tij. Allahu është Bujar dhe i Urtë. -
Nëse është e pamundur marrëveshja dhe pajtimi mes bashkëshortëve, atëherë nuk është gabim që ata të ndahen. Nëse ata arrijnë në divorc, është Allahu i Lartësuar që do t’i furnizojë të dyja palët me bujarinë e Tij gjithëpërfshirëse. Ai do t’i mundësojë burrit të martohet me një grua më të mirë se ajo nga e cila është ndarë. Po ashtu, Ai do ta ndihmojë gruan e divorcuar me mirësinë e Tij, duke e furnizuar dhe duke e bërë të mjaftohet me mirësinë e Tij. Allahu i Lartësuar është Ai që ka në dorë furnizimin e krijesave dhe që kujdeset për to. Allahu i Lartësuar ndoshta i mundëson gruas që të martohet me një burrë më të mirë sesa ai nga i cili ajo është ndarë. Allahu i Madhëruar është Bujar me mirësitë e Tij. Bujaria e Tij përputhet me dijen e Tij. Përveç kësaj, Allahu është edhe i Urtë. Ai jep me urtësi dhe privon po me urtësi. Nëse urtësia e Tij kërkon që, për shkak të gjynaheve të tyre, Ai t’i privojë njerëzit nga disa mirësi, Ai i privon ata. Kjo është drejtësia dhe urtësia e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë