Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 134)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 134

مَنْ كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ الدُّنْيَا فَعِنْدَ اللَّهِ ثَوَابُ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ سَمِيعًا بَصِيرًا 134 ١٣٤

Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote – (le ta dijë), se te Perëndia janë shpërblimi i kësaj dhe i botës tjetër. Perëndia dëgjon dhe vështron çdo gjë. (134)

Tefsiri

Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote,

(le ta dijë se)

tek Allahu është shpërblimi edhe i kësaj bote edhe i botës tjetër. -

Allahu i Lartësuar na tregon se ata që kanë si qëllim vetëm arritjen e mirësive të kësaj dynjaje, duke mos i dhënë asnjë rëndësi ahiretit, ata me të vërtetë kanë një qëllim dritëshkurtër dhe fatkeq. Për më tepër që, edhe pse i përkushtohen tërësisht kësaj dynjaje, ata do të arrijnë prej saj veçse atë që Zoti u ka bërë për pjesë. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Mbretëruesi i vetëm i kësaj gjithësie dhe vetëm në dorën e Tij janë mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, prandaj njeriu duhet t’i lutet vetëm Atij dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetet dhe të kërkojë ndihmë për t’i arritur qëllimet e dynjasë dhe të ahiretit. Njeriu duhet ta dijë mirë se mirësitë e Allahut, në të dyja jetët, arrihen veçse nëpërmjet bindjes dhe nënshtrimit ndaj Tij. Ai duhet të bindet se çelësi i suksesit në çështjet e dynjasë dhe të ahiretit është mbështetja e plotë vetëm tek Allahu, duke i shprehur pamundësinë dhe nevojën Atij në mënyrë të vazhdueshme. Allahu i Madhërishëm është i Gjithëditur dhe i Urtë në përcaktimin e Tij. Ai i jep sukses atij që e meriton atë dhe privon atë që e meriton të privohet. Allahu është i Urtë kur jep dhe kur nuk jep, prandaj thotë:

Allahu Dëgjon dhe Shikon gjithçka. -

Ai i dëgjon dhe shikon veprat e robërve dhe synimet e tyre. Prandaj udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. Ai do të shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e tij të gjithë sipas asaj që kanë paraqitur dhe e meritojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë