Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 144)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 144

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ ۚ أَتُرِيدُونَ أَنْ تَجْعَلُوا لِلَّهِ عَلَيْكُمْ سُلْطَانًا مُبِينًا 144 ١٤٤

O besimtarë! Mos merrni mohuesit për miq në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t’i afroni Perëndisë dëshmi konkrete, kundër jush? (144)

Tefsiri

O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq jobesimtarët, në vend të besimtarëve! -

Allahu i Lartësuar pasi tregoi që munafikët miqësojnë qafirët dhe lënë anash besimtarët, tani i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të largohen nga ky veprim i shëmtuar. Ai i ndalon besimtarët që t’u përngjajnë munafikëve në veprat dhe fjalët e tyre:

A mos, vallë, doni t’i sillni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?! -

Kjo vepër e shëmtuar është provë e qartë dhe mëse e mjaftueshme që Allahu i Madhërishëm t’ju ndëshkojë. Ai na paralajmëron dhe na tregon pasojat e këtij veprimi, prandaj, nëse ne përsëri e bëjmë këtë gabim, kjo është provë e qartë dhe e mjaftueshme për t’u ndëshkuar. Ky ajet është tregues i drejtësisë së plotë të Alahut të Madhërishëm. Ai nuk ndëshkon asnjë para se t’ia sqarojë argumentet. Ky ajet është, gjithashtu, një paralajmërim për t’u larguar nga haramet. Kush i vepron ato, e ka bërë hak ndëshkimin e Allahut të Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë