Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 151)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 151

أُولَٰئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ حَقًّا ۚ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُهِينًا 151 ١٥١

ata me siguri, janë mohues të vërtetë. Na kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit. (151)

Tefsiri

... pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. -

Allahu i Lartësuar deklaron gjykimin për të tillë njerëz, me qëllim që askush të mos mendojë se ata qëndrojnë mes dy grupeve të para, pra, mes besimit dhe kufrit. Ata janë qafirë të vërtetë, sepse çdo argument nëpërmjet të cilit ata kanë besuar, - siç pretendojnë, - Profetin e tyre, nuk është më i fortë se argumenti që u sillet për të besuar edhe profetët e tjerë. Argumentet e vërtetësisë së profetëve të tjerë janë po aq të fortë dhe të qartë apo ndoshta edhe më të fortë se argumentet për Profetin e tyre. Çdo pretendim dhe dyshim që hedhin kundra profetëve që i mohojnë, mund të pretendohet padrejtësisht edhe kundra Profetit që ata pandehin se e besojnë. Kështu, arsyeja e vetme që mbetet është thjesht pretendimi i pabazuar, përballë së cilit çdokush mund të sjellë një të ngjashëm me të. Pasi deklaroi se të tillët janë qafirë të vërtetë, i Lartësuari tregon ndëshkimin e dhimbshëm për ta dhe për çdo qafir tjetër:

Ne kemi përgatitur një dënim poshtërues për mohuesit. -

Për shkak të mendjemadhësisë që ata tregojnë ndaj besimit, Allahu i Madhërishëm do t’i poshtërojë me dënim të dhimbshëm dhe poshtërues e turpërues.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë