Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلَا تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ إِلَّا الْحَقَّ ۚ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللَّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَىٰ مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ۖ وَلَا تَقُولُوا ثَلَاثَةٌ ۚ انْتَهُوا خَيْرًا لَكُمْ ۚ إِنَّمَا اللَّهُ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ سُبْحَانَهُ أَنْ يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ ۘ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَكِيلًا
O ithtarët e Librit! – mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Perëndinë thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemit, është vetëm Profet i Perëndisë dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemit, dhe shpirt nga Ai. Pra, besoni Perëndisë dhe pejgamberëve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zotra!” Frenohuni (nga kjo); është më mirë për ju. Se, Perëndia është vetëm një Zot – qoftë lavdëruar Ai! – Ai është i dlirët (nga shpifja) për të pasur fëmijë. Të Tij janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia mjafton për rregullimin e Gjithësisë. (171)
O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në fenë tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! -
Kjo fjali përmban dy ndalesa dhe një urdhër. Dy ndalesat janë:Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij
(Allahut)që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt
(i krijuar)nga Ai. -
Fillimisht, thuhet se ai ishte “Resulullah”- i Dërguar i Allahut. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Së dyti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “Fjala e Tij, që ia drejtoi Merjemes..”. Isai u krijua nëpërmjet një fjale të thënë nga Allahu i Lartësuar. Kështu, Isai nuk ishte vetë fjala, porse ai erdhi në ekzistencë nëpërmjet saj. Së treti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “shpirt nga Ai.” Pra, Isai ishte një shpirt i krijuar nga Allahu i Lartësuar, i pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Allahu i Lartësuar dërgoi Xhibrilin, i cili fryu në trupin e Merjemes dhe, me lejen e Allahut, në barkun e saj u ngjiz Isai.Prandaj besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”! Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! -
Pasi qartësoi plotësisht të vërtetën rreth Isait, Allahu i Lartësuar urdhëron ithtarët e Librit që të kenë besim të drejtë për Allahun dhe profetët e Tij. Ai urdhëron ata që të largohen nga koncepti i Trinisë dhe besimet e trilluara, sepse kështu është më mirë për ta dhe se kjo është e vetmja mundësi dhe rrugë për të shpëtuar. Çdo rrugë tjetër, që nuk është e bazuar në Shpalljen e Zotit, por thjesht në hamendësime, të çon në shkatërrim. Më pas, Allahu i Lartësuar dëshmon se Ai është i Pastër nga të tilla shpifje dhe trillime, duke thënë:Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. -Ai është i vetmi që meriton adhurimin, prandaj askush e asgjë tjetër nuk duhet të adhurohet së bashku me Të. Ai është i Pastër, i Lartësuar dhe i Madhërishëm që të ketë fëmijë, sepse gjithçka që gjendet në qiell dhe në tokë është krijesë dhe pronë e Tij. Të gjithë janë të nevojshëm, të varfër e të varur tërësisht nga Allahu i Lartësuar. Atëherë, si mund të mendohet që, mes krijesave, të gjendet ndonjë partner apo fëmijë për Të?!Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë. -
Pasi bëri të ditur se Ai është i Gjithëpushtetshmi dhe Mbretëruesi i botës qiellore dhe tokësore, Allahu i Lartësuar tregon se është pikërisht dhe vetëm Ai që kujdeset për çështjet e robërve , qofshin ato çështje të dynjasë apo të ahiretit. Ai i ka ruajtur me saktësi veprat e tyre dhe do ta shpërblejë secilin, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë