Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 18

وَلَيْسَتِ التَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ حَتَّىٰ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ إِنِّي تُبْتُ الْآنَ وَلَا الَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمْ كُفَّارٌ ۚ أُولَٰئِكَ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا 18 ١٨

Nuk pranohet pendimi i atyre, që vazhdimisht bëjnë të këqija për derisa t’u arrijë vdekja; e atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë mohues, për këta, Na kemi përgatitur dënim të dhembshëm. (18)

Tefsiri
Nuk është i pranueshëm pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhe vetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, thotë “Unë tani me të vërtetë u pendova.”, as pendimi i atyre që vdesin si jobesimtarë. Për ta kemi përgatitur dënimin më të ashpër. -

Kjo sepse pendimi në të tilla raste është i detyruar. Pendim i vlefshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga personi. Thënia e Allahut: “...dhe pendohen menjëherë” mund të ketë edhe kuptimin: menjëherë pas kryerjes së gjynaheve. Pra, në këtë rast kuptimi i ajetit është: atyre që, menjëherë pas gjynahut, pendohen dhe përpiqen që kurrë të mos i kthehet atij gabimi, atyre Zoti ua pranon pendimin. Ndërsa ata që vazhdojnë në gjynahet e tyre dhe nuk kthejnë rrugë, nuk shqetësohen dhe nuk përpiqen të largohen prej gjynaheve, ata nuk janë penduar shpejt. Ata që i kanë bërë gjynahet cilësi të pandashme të tyre është vështirë që të pendohen plotësisht. Kryesisht këtyre njerëzve nuk u jepet sukses që të pendohen dhe nuk u lehtësohen rrugët e pendimit. Të tillë janë ata që e kryejnë të keqen me dije të plotë, me vetëdije dhe siguri për dëmin që ajo sjell dhe duke shpërfillur vështrimin e Allahut mbi ta. Këta ia kanë mbyllur vetes dyert e mëshirës së Allahut. Megjithatë, nuk është e pamundur që edhe një njeriu i cili vazhdon me gjynahe me vetëdije të plotë për dëmin që ato sjellin, t’i jepet mundësia që të pendohet plotësisht dhe sinqerisht, duke iu fshirë të gjitha gjynahet e kaluara. Por, sidoqoftë, mëshira dhe bamirësia e Zotit është më pranë atyre të parëve. Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin me fjalët:

Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -

Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për atë që pendohet sinqerisht dhe për atë që është gënjeshtar. Secilin nga këta, Allahu do ta shpërblejë sipas asaj që meriton, me urtësinë e Tij absolute. Po me urtësinë e Tij, Ai i jep sukses që të pendohet atij që e meriton këtë mirësi, ndërsa me drejtësinë e Tij, Ai e privon nga pendimi atë që në të vërtetë nuk e do pendimin. Allahu është më i ditur për gjithçka.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë