Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 21

وَكَيْفَ تَأْخُذُونَهُ وَقَدْ أَفْضَىٰ بَعْضُكُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ وَأَخَذْنَ مِنْكُمْ مِيثَاقًا غَلِيظًا 21 ٢١

S’i do të merrnit ju nga ajo dhuratë, kur ju i keni dhënë njëri-tjetrit haptazi (në jetën bashkëshortore) dhe kur ato kanë marrë nga ju obligim të fortë. (21)

Tefsiri

“E si mund t’ua merrni

(atë plaçkë)

, kur ju i jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë prej jush një premtim të fortë?! -

Për ta qartësuar më shumë, themi se kontakti seksual me gruan është haram para aktit të martesës. Marrëdhëniet me të lejohen veçse pas aktit të rregullt martesor dhe pasi ajo kërkon mehrin e saj. Pasi është rënë dakord për gjithçka dhe pasi burri e ka “shijuar” mirë gruan, ndërkohë që më parë e kishte të ndaluar, atëherë mospërmbushja e kushtit të mehrit është një padrejtësi e madhe ndaj saj, sepse burri e ka marrë atë që ka kërkuar, ndërkohë që nuk po plotëson kushtin e saj. Gjithashtu, ai i ka premtuar asaj para Zotit se do të plotësojë detyrimet dhe përgjegjësitë që parashtron akti martesor. Atëherë, si mund ta shkelë ai një premtim të tillë?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë