Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 28

يُرِيدُ اللَّهُ أَنْ يُخَفِّفَ عَنْكُمْ ۚ وَخُلِقَ الْإِنْسَانُ ضَعِيفًا 28 ٢٨

Perëndia don që t’ju lehtësojë (barrët), e njeriu është krijuar si qenie e pafuqishme. (28)

Tefsiri

Allahu dëshiron t’ju lehtësojë

(vështirësitë)

, pasi njeriu është krijuar si një qenie e dobët. -

Kuptimi: Çdo gjë për të cilën ju ka urdhëruar Allahu është e thjeshtë, e mirë, e këndshme dhe e dobishme për ju. Çdo gjë nga e cila ju ndalon Ai është e keqe, e shëmtuar, e pisët dhe e dëmshme për ju, por gjithsesi, e thjeshtë për ta lënë. Nëse ndieni vështirësi për të respektuar ndonjë ndalesë të Allahut, dijeni se Ai ka bërë të lejueshme shumëfishin e asaj që e ka ndaluar. Të lejuarat e Tij janë gjithmonë të mjaftueshme kundrejt harameve, që janë të kufizuara dhe të pakta. Madje, në raste të jashtëzakonshme, kur cenohet jeta apo nderi juaj, Ai ju ka lejuar që ta përdorni edhe të ndaluarën. Përfundimisht, ata të cilët kanë frikë se mund të bien në imoralitet, mund të martohen edhe me skllave, me kushtet e përmendura më sipër. Kjo tregon mëshirën dhe bamirësinë e pakufishme të Allahut të Lartësuar, tregon dijen e Tij të plotë dhe urtësinë e Tij absolute. Ai përkujdeset për njerëzit që janë të dobët fizikisht, financiarisht, por edhe moralisht. Allahu gjithmonë dëshiron të na i lehtësojë çështjet kur forca, durimi dhe imani ynë janë në shkallë të ulët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë