Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَاذَا عَلَيْهِمْ لَوْ آمَنُوا بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقَهُمُ اللَّهُ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِهِمْ عَلِيمًا
E, ç’dëm do të kishin ata sikur të besonin Perëndinë dhe Ditën e Kijametit, dhe të ndanin nga pasuria që u ka dhënë Perëndia? Perëndia është njohës i mirë i tyre. (39)
E ç’dëm do të kishin ata sikur ta besonin Allahun, Ditën e Gjykimit dhe të jepnin nga ajo që Allahu u ka dhënë? -
Ç’të keqe do të kishin ata nëse do të besonin Allahun dhe Ditën e Gjykimit?! Kjo është një ftesë për sinqeritet në adhurimin e përkushtuar Zotit, duke patur frikë nga ndëshkimi i Tij dhe shpresë për shpërblimin Tij. Po ashtu, ç’të keqe do të kishin ata nëse do të shpenzonin nga pasuritë dhe begatitë që u ka falur Zoti?! Pra, sinqeritetin në adhurim duhet ta shoqërojmë me shpenzime për hir të Zotit. Duke qenë se sinqeriteti është diçka që mbetet mes robit dhe Zotit të tij dhe diçka që e vështron dhe e vlerëson veçse Zoti i Lartësuar, ky ajet mbyllet me fjalët:Allahu di gjithçka rreth tyre. -
Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij absolute, që ne të përpiqemi të jemi të sinqertë ndaj Tij në adhurim dhe të përgatitemi për Ditën e Takimit me Të me vepra të mira dhe devotshmëri, sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë