Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 41)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 41

فَكَيْفَ إِذَا جِئْنَا مِنْ كُلِّ أُمَّةٍ بِشَهِيدٍ وَجِئْنَا بِكَ عَلَىٰ هَٰؤُلَاءِ شَهِيدًا 41 ٤١

Si do të jetë pozita e të këqinjve, kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë (pejgamberët) dhe të sjellin ty (o Muhammed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?! (41)

Tefsiri

Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty

(O Muhamed)

do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? -

Si do të jetë gjendja e njerëzve atë ditë, kur të gjykohen me drejtësi nga Gjykatësi më i drejtë dhe më bamirës? Atë ditë, Gjykatësi i vetëm është Allahu i Lartësuar, ndërsa dëshmitarë do të jenë krijesat më të zgjedhura të Tij, profetët, të cilët do të dëshmojnë me drejtësi. Si do të jetë gjendja atë ditë, kur të gjykuarve nuk do t’u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë gjykimin e të Drejtit, të Urtit, të Gjithëditurit e të Gjithëmëshirshmit?! Për Allah, ai do të jetë gjykimi më i drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më i madh. Të gjithë do ta pranojnë gjykimin e më të Drejtit, i Cili meriton lavdinë dhe lavdërimet. Atë ditë do të ketë njerëz që do të lumturohen kur të fitojnë faljen dhe Xhenetin e përjetësisë, por do të ketë edhe të tjerë që do të dëshpërohen kur të ndëshkohen me turp. Thotë i Lartësuari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë