Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 45

وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِأَعْدَائِكُمْ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَلِيًّا وَكَفَىٰ بِاللَّهِ نَصِيرًا 45 ٤٥

Perëndia i di më së miri armiqët tuaj. Mjafton Perëndia mbrojtës për ju. Dhe mjafton Perëndia ndihmës për ju. (45)

Tefsiri

Allahu është më i Dituri për armiqtë tuaj. Dhe mjafton që Allahu kujdeset për ju dhe mjafton që Allahu është Ndihmëtari juaj! -

Allahu është El Uelij, Miku, i Dashuri, Kujdestari, që merr përsipër t’i ruajë dhe t’i ndihmojë besimtarët në çdo gjendje. Ai tregohet i butë dhe i mëshirshëm me ta në çdo çështje të jetës dhe fesë së tyre. Ai ua lehtëson besimtarëve të ndjekin udhën e lumturisë dhe të fitores së madhe. Ai i ndihmon ata të fitojnë kundër armiqve të tyre. Është prej diturisë së Allahut që Ai u qartëson besimtarëve çdo gjë nga e cila duhet të ruhen dhe çdo gjë që i ndihmon të fitojnë kundër armiqve të tyre. Me cilësimin El Uelij, Allahu i Lartësuar tregon se është Ai që u jep të mirat besimtarëve, ndërsa me cilësimin “El Nasir” tregon se është Ai që i ruan besimtarët nga rreziqet që atyre u kanosen. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon rrugët e humbjes që ata ndjekin, si dhe përparësinë që ata i japin të kotës dhe të pavërtetës, kundrejt të drejtës dhe të vërtetës:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë