Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 46

مِنَ الَّذِينَ هَادُوا يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَنْ مَوَاضِعِهِ وَيَقُولُونَ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَاسْمَعْ غَيْرَ مُسْمَعٍ وَرَاعِنَا لَيًّا بِأَلْسِنَتِهِمْ وَطَعْنًا فِي الدِّينِ ۚ وَلَوْ أَنَّهُمْ قَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَاسْمَعْ وَانْظُرْنَا لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ وَأَقْوَمَ وَلَٰكِنْ لَعَنَهُمُ اللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا 46 ٤٦

Në mesin e Hebrenjve ka asish që i ngatërrojnë fjalët prej vendesh të tyre dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!” dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Rá’iná!” duke prishur kuptimin me gjuhën e tyre dhe duke sulmuar në fenë. Po sikur ata të thonin: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!” – kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata; por Perëndia i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre; ata nuk besojnë, përpos një numri të vogël. (46)

Tefsiri

Në mesin e hebrejve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre... -

Kuptimi: Prej dijetarëve çifutë ka të poshtër që dëshirojnë t’ju devijojnë me mënyra të shumta: ose duke ndryshuar tekstet hyjnore, ose duke ndryshuar kuptimin e tyre, ose duke i ndryshuar të dyja bashkë. Për shembull, ata thonë se cilësitë e Profetit të fundit, të përmendura në librat e tyre, nuk janë për Muhamedin dhe nuk i përshtaten atij, ndonëse, në realitet, ai është i vetmi të cilit i përshtaten këto cilësi. Ata ose i fshehin dhe nuk i tregojnë fare këto fakte, ose i shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë ato. Ndërsa për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj porosive të Zotit dhe nënshtrimit ndaj Tij:

...dhe i thonë Profetit “Dëgjuam, por nuk bindemi. -

Pra, të dëgjuam, por nuk e zbatojmë urdhrin e Zotit. Kjo dëshmon për mohimin, inatin dhe armiqësinë e madhe në zemrat e tyre ndaj porosive të Zotit. Për sa i përket qëndrimit të tyre kundrejt Profetit (a.s.):

...ose thonë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”, ose: “Raina”, duke i shtrembëruar gjuhët e tyre dhe duke shpifur për fenë. -

Pra, ata i drejtoheshin Profetit (a.s.) me formën më të ulët dhe më të paedukuar, duke i thënë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”. Ata thanë edhe “Raina”, duke patur për qëllim kuptimin e keq të kësaj fjale. Duke qenë se kjo fjalë përmban dy kuptime, ata të mjerë menduan se mund ta përdornin me Allahun dhe Profetin e Tij pa i ndëshkuar kush për qëllimin e tyre të keq. Ata pandehën se mund të shanin dhe të talleshin me fenë e Zotit dhe me Profetin e tij dhe të mos merreshin në përgjegjësi. Por Allahu i Lartësuar i porositi ata për diçka më të mirë:

Sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm”, dhe “Dëgjo!” dhe “Na shiko!”, do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. -

Allahu i Lartësuar i mësoi mënyrën si t’i drejtoheshin Profetit (a.s.) dhe si t’u bindeshin urdhrave të Tij. Ai i porositi të ishin të edukuar dhe të butë në kërkimin e dijes dhe në mënyrën e drejtimit të pyetjeve. Por duke qenë se ata kishin një natyrë të përlyer e jo të pastër, i kthyen shpinën këtyre porosive, dhe për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i dëboi nga mëshira e Tij, pra, i mallkoi:

Por Allahu i ka mallkuar për mohimin e tyre dhe veç një pakicë e tyre besojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë