Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 57

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَنُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ لَهُمْ فِيهَا أَزْوَاجٌ مُطَهَّرَةٌ ۖ وَنُدْخِلُهُمْ ظِلًّا ظَلِيلًا 57 ٥٧

E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Na do t’i shpiem në kopshte – në të cilat rrjedhin lumenjt; ata do të banojnë në to (xhennete) vazhdimisht e përgjithmonë. Ata do të kenë në to bashkëshorte të pastra dhe Na do t’i shpiem ata në hije të dendura. (57)

Tefsiri
Por ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë të përjetshëm. -

Për ata që besojnë Allahun dhe që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi të drejtë, për ata ka një tjetër premtim.

Atje do të kenë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme. -

Ato janë gra të pastra nga çdo cilësi e keqe, larg çdo shëmtie dhe mangësie. Ato janë të ruajtura nga çdo papastërti që kanë zakonisht gratë e dynjasë. Besimtarët do të jenë të qetë, të lumtur dhe të përjetshëm, nën hije të këndshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë