Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 60

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ آمَنُوا بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَنْ يَتَحَاكَمُوا إِلَى الطَّاغُوتِ وَقَدْ أُمِرُوا أَنْ يَكْفُرُوا بِهِ وَيُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَنْ يُضِلَّهُمْ ضَلَالًا بَعِيدًا 60 ٦٠

A nuk i ke parë ti (o Muhammed!) ata, që pohojnë se kanë besuar në atë, që të është shpallur ty dhe ate që është shpallur para teje. Dëshirojnë që t’i gjykojë djalli (njeriu i keq), e ata janë urdhëruar që ta mohojnë (të keqin). Djalli, madje, dëshiron, që t’ua humbë atyre krejtësisht udhën e drejtë. (60)

Tefsiri
A nuk i ke parë ata që pohojnë se besojnë në Shpalljen që të është dhënë ty (o Muhamed) dhe në Shpalljet e ardhura para teje, por

(në të vërtetë)

dëshirojnë që mes tyre të gjykojë tagut-i

(shejtani)

, megjithëse janë urdhëruar ta mohojnë atë? -

Allahu i Lartësuar sjell një pyetje, që shpreh habi njëkohësisht dhe që tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët, edhe pse pretendojnë se e besojnë Shpalljen që iu dha Profetit, përsëri kërkojnë të gjykohen tek tagut-i. Çdokush që gjykon jo me ligjin e Zotit është tagut. Pra, ata e kryejnë një krim të tillë, ndërkohë që janë urdhëruar për të kundërtën: që ta mohojnë dhe të distancohen nga tagut-i. Si mund të ndodhen në të njëjtën zemër besimi te tagut-i me besimin te Zoti i Lartësuar?! Besimi i vërtetë kërkon që t’i nënshtrohesh ligjit të Zotit, ta zbatosh dhe ta marrësh për bazë atë në çdo lloj çështjeje. Çdokush që pretendon se është besimtar dhe pastaj parapëlqen gjykimin e tagut-it kundrejt gjykimit të Zotit, ai është gënjeshtar. Ky nuk është gjë tjetër, por veçse një devijim i madh, që Shejtani u ka shkaktuar atyre. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

Shejtani dëshiron t’i çojë ata shumë larg

(nga e vërteta). - Pra, ai i mallkuari dëshiron t’i largojë shumë nga e vërteta e Zotit dhe që të bëhen banorë të Zjarrit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë