Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَكَيْفَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ ثُمَّ جَاءُوكَ يَحْلِفُونَ بِاللَّهِ إِنْ أَرَدْنَا إِلَّا إِحْسَانًا وَتَوْفِيقًا
Si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i godas ata katasrofa, për ate që vetë kanë punuar, e të vijnë te ti, duke u betuar në Perëndinë, thonë: “Na kemi dashur vetëm të bëjmë mirësi dhe harmoni”. (62)
: “Ne kemi dëshiruar veçse përmirësim e pajtim”. -
Kuptimi: Mos do t’u bëjë dobi, vallë, fakti që vijnë tek ti dhe betohen se dëshirojnë veçse të mirën?! Patjetër që kjo është një gënjeshtër e pacipë e tyre, sepse e mira dhe e drejta gjenden vetëm në gjykimin me ligjin e Zotit dhe në nënshtrimin ndaj tij. E vetmja rrugë për të arritur mirësinë dhe drejtësinë është zbatimi i porosive të Zotit dhe të Profetit, e jo gjykimi sipas tagut-it. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “E cili është më i mirë se Allahu në gjykim, për një popull besimtar?” Por Allahu i Lartësuar, edhe pse ata shfajësohen dhe justifikohen me lloj-lloj arsyetimesh, e di se çfarë fshehin zemrat e tyre, prandaj thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë