Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا
Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ne mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht. (65)
Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre,... -
Allahu i Lartësuar betohet në Veten e Vet, se njerëzit nuk do të jenë kurrë besimtarë derisa për çdo çështje të tyre të gjykojnë me ligjin e Tij, të sjellë prej Profetit (a.s.). Pra, për çdo rast kundërshtish, është detyrë që ne t’i kthehemi Librit të Zotit dhe Traditës së Profetit (a.s.)....dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht. -
Pra, përveç që duhet të mbështetemi në gjykimin e Zotit dhe të Profetit (a.s.), ne nuk duhet që të ndiejmë pakënaqësi më mbrapa. Me fjalë të tjera, jo vetëm që duhet të gjykojmë me ligjin e Zotit, por edhe duhet të kënaqemi plotësisht me të. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me tri grada të besimit:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë