Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 6

وَابْتَلُوا الْيَتَامَىٰ حَتَّىٰ إِذَا بَلَغُوا النِّكَاحَ فَإِنْ آنَسْتُمْ مِنْهُمْ رُشْدًا فَادْفَعُوا إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ ۖ وَلَا تَأْكُلُوهَا إِسْرَافًا وَبِدَارًا أَنْ يَكْبَرُوا ۚ وَمَنْ كَانَ غَنِيًّا فَلْيَسْتَعْفِفْ ۖ وَمَنْ كَانَ فَقِيرًا فَلْيَأْكُلْ بِالْمَعْرُوفِ ۚ فَإِذَا دَفَعْتُمْ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ فَأَشْهِدُوا عَلَيْهِمْ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ حَسِيبًا 6 ٦

Provoni ju bonjakët kur të bëhen për martesë, e nëse çmoni pjekuri tek ata, atëherë epjuni pasurinë e tyre. Dhe mos nxitoni në shpënzimin e pasurisë së tyre në mënyrë shkapërderdhëse, për derisa të mos rriten ata. Në qoftë se (kujdestari) është pasanik, le të frrenohet në marrjen e pasurisë së tyre, e në qoftë se është i varfër, le të hajë (nga ajo pasuri) aq s është e domosdoshme sipas zakonit. Kur t’jua dorëzoni pasurinë e tyre, bëni këtë në praninë e dëshmitarëve. E, mjafton që para Perëndisë do të jepni llogari. (6)

Tefsiri

Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për t’u martuar e nëse vëreni tek ata pjekuri, atëherë jepuani pasurinë e tyre! -

Është e domosdoshme të provosh aftësinë e jetimëve para se t’u dorëzosh pasurinë e tyre. Prova bëhet duke i dhënë jetimit, të cilit i është afruar koha e pjekurisë, një pjesë nga pasuria e tij, për ta vëzhguar se si do ta shpenzojë dhe si do të veprojë me të. Nëse vepron ashtu si i takon normalisht moshës së tij dhe nëse dallohet qartë përgjegjshmëria e tij, atëherë, me të mbushur moshën, i jepet pasuria. Por nëse ai vazhdon të veprojë me mendjelehtësi, duke treguar pakujdesi dhe shpërdorim të pasurisë, atëherë nuk i jepet pasuria, derisa të piqet dhe të fitojë aftësinë e nevojshme për të vepruar, edhe nëse e kalon moshën kur zakonisht njerëzit e fitojnë këtë aftësi.

Mos e hani pasurinë e tyre duke e shpërdoruar dhe duke u ngutur

(të përfitoni)

para se të rriten! Kush është i pasur, le të ruhet, e kush është i varfër, le të hajë me masë. -

Pra, mos e kaloni masën e lejuar nga Sheriati të përfitimit prej pasurisë së jetimëve, duke marrë prej tyre atë që Zoti e ka ndaluar. Gjithashtu, gjatë kohës kur ata janë të vegjël, mos nxitoni që të shpenzoni prej pasurisë së tyre, me qëllimin që të përfitoni sa të mundni prej tyre, para se ata të rriten dhe ju të jeni të detyruar t’u ktheni pasurinë. Këto këshilla vlejnë për shumë kujdestarë, që i bëjnë këto shkelje. Pa dyshim, ata veprojnë kështu sepse në zemrat e tyre nuk ekziston frika prej Zotit dhe as dhembshuria për jetimin. Këta të mjerë i shohin këto si raste të volitshme për të përfituar sa më shumë, edhe pse Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar një gjë të tillë.

Kur t’ua dorëzoni jetimëve pasurinë e vet, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve! Allahu është i mjaftueshëm si Llogaritës. -

Ajeti është shumë i qartë. Kur atyre tu dorëzoni pasurinë e vet le të jenë të pranishëm një grup dëshmitarësh, edhe pse mjafton që Allahu është Dëshmitar. Kjo për të qenë më transparentë dhe larg çdo keqkuptimi e paragjykimi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë