Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 81)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 81

وَيَقُولُونَ طَاعَةٌ فَإِذَا بَرَزُوا مِنْ عِنْدِكَ بَيَّتَ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ غَيْرَ الَّذِي تَقُولُ ۖ وَاللَّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ ۖ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَكِيلًا 81 ٨١

Dhe ata (hipokritët) thonë: “T’u kemi bind ty”. E kur largohen prej teje, një grup nga ata shjellojnë diçka tjetër nga ato që t’i thanë ty. Por Perëndia i shënon shtjellimet e tyre. Dhe largohu prej tyre, e mbështetu te Perëndia! Se Perëndia të mjafton ty për mbrojtës. (81)

Tefsiri

Ata thonë: “Të jemi bindur”, por kur largohen prej teje, një grup prej tyre shtjellojnë diçka tjetër nga ajo që u thua ti. -

Kur veçohen, ata veprojnë të kundërtën. Ata vendosin të sigurt për të mos iu bindur Zotit dhe Profetit. Këtë kuptim ka fjala ‘bejjete’në ajet: “planifikon dhe vendos me bindje për diçka”. Domethënë, ata vendosën me bindje për të mos zbatuar porositë e Allahut dhe të Profetit (a.s.), por Allahu i Lartësuar i kërcënon për këtë dhe thotë:

Por Allahu e shënon atë që ata planifikojnë. -

Ai do t’ua shkruajë veprat e tyre dhe do t’u japë shpërblimin e duhur. Ky, sigurisht, është një kërcënim për ta. Pastaj i Lartësuari e urdhëron Profetin e Tij që t’u kthejë shpinën dhe të distancohet prej tyre. Kështu, Profeti këshillohet që të mos zemërohet, sepse ata nuk mund ta dëmtojnë nëse ai i mbështetet Allahut dhe kërkon ndihmën e Tij:

Prandaj largohu prej atyre e mbështetju Allahut! Allahu të mjafton si Mbrojtës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë