Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 12

ذَٰلِكُمْ بِأَنَّهُ إِذَا دُعِيَ اللَّهُ وَحْدَهُ كَفَرْتُمْ ۖ وَإِنْ يُشْرَكْ بِهِ تُؤْمِنُوا ۚ فَالْحُكْمُ لِلَّهِ الْعَلِيِّ الْكَبِيرِ 12 ١٢

Kjo është për atë, që kur thirrej Perëndia i Vetëm, mohojshi, e nëse i përshkruhej shok Atij – ju besojshi. Vendimi i përket vetëm Perëndisë, të lartësuar e të madh. (12)

Tefsiri
“Këtë ndëshkim e merituat vetë, sepse kur ishte fjala për ta adhuruar Allahun si Një të Vetëm, ju e refuzonit. Por kur i bëheshin ortakë Atij

(në adhurim)

, ju e pranonit.” -

Kur ata ftoheshin për të adhuruar Allahun si Një të vetëm dhe për t’u distancuar nga shirku, e refuzonin me forcë këtë ftesë, madje tregonin neveri ndaj saj. Ndërsa kur adhurohej diçka tjetër veç Allahut, ata kënaqeshin dhe e pasonin atë rrugë. Kështu, - u thuhet atyre, - ajo që ju solli në këtë gradë ishte fakti se ju e refuzuat besimin e drejtë, duke u kënaqur me mohimin e Zotit. Ju ndoqët me përkushtim atë që është e keqe dhe shkatërrim për dynjanë dhe ahiretin tuaj, dhe e urryet atë që është e mirë dhe e dobishme për dynjanë dhe ahiretin tuaj. Ju parapëlqyet atë që shkakton dëshpërimin, fatkeqësinë, poshtërimin tuaj, dhe u treguat mospërfillës ndaj asaj që ju mundëson suksesin dhe arritjen e çdo mirësie. Në një ajet, i Madhëruari thotë: “Unë do t’i spraps nga shenjat e Mia ata të cilët tregohen mendjemëdhenj në tokë duke shpërfillur të drejtën. Ata edhe nëse i shohin të gjitha Shenjat, nuk do të besojnë në to. Nëse shohin rrugën e shpëtimit, ata nuk e marrin atë rrugë; e, nëse shohin rrugën e humbjes - kjo është rruga që e ndjekin ata. Kjo ndodh ngase ata i kanë mohuar Shenjat Tona dhe janë treguar mospërfillës ndaj tyre.". [El ea'raf 146].

Por i tërë sundimi i përket Allahut, të Lartit, të Madhëruarit. -

Atij i takon lartësimi e madhërimi i plotë, në çdo drejtim. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, i Lartësuar në përcaktimet e gjykimet e Tij, i Lartësuar, Mbretërues e Nënshtrues i gjithçkaje. Prej lartësisë së përcaktimit dhe gjykimit të Tij është dhe drejtësia e Tij absolute, duke vendosur gjithçka në vendin e vet. Me drejtësinë e Tij, Ai kurrë nuk do t’i gjykojë e shpërblejë njëlloj të devotshmit me keqbërësit. Allahu është El Kebiru - i Madhërishmi. Atij i takon madhështia e krenaria e plotë, në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai është i Lartësuar dhe larg çdo të mete e mangësie. Pra, nëse është Allahu i Madhërishëm e i Gjithëpushtetshëm Ai që ju gjykon me përjetësi në zjarrin e Xhehenemit, atëherë ai gjykim nuk ndryshohet dhe askush nuk e kthen dot pas.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë