Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هُوَ الَّذِي يُرِيكُمْ آيَاتِهِ وَيُنَزِّلُ لَكُمْ مِنَ السَّمَاءِ رِزْقًا ۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَنْ يُنِيبُ
Ai është që ju tregon dokumentet e Tij, dhe ju zbret furnizim prej qiellit, e këshillën e pranon vetëm ai që kthehet (te Perëndia). (13)
Është Ai që ju tregon shenjat e Tij... -
Pas këtij njoftimi, Allahu i Madhëruar vijon të tregojë një nga shenjat e mëdha të Tij:... dhe ju zbret riskun prej qiellit, ... –
Kuptimi: Ai ju lëshon ujë nga qielli, me anë të të cilit siguroni jetën tuaj dhe të kafshëve tuaja. Kjo tregon se të gjitha mirësitë janë prej Allahut, si mirësitë e dynjasë, ashtu edhe ato të fesë e të besimit. Në mirësitë e fesë hyjnë njohuritë fetare, argumentet rreth besimit, veprat përkatëse, si dhe suksesi që Allahu u jep robërve për t’i realizuar të gjitha këto. Të dhuruara prej Tij janë, po ashtu, të gjitha mirësitë e dynjasë, që kryesisht e kanë origjinën nga uji, të cilin Allahu e zbret nga qielli për të gjallëruar tokën dhe njerëzit. Të gjitha këto tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin dhe i vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohesh tërësisht e me sinqeritet. Ashtu sikurse Ai është i vetmi që jep mirësi e përkujdeset për krijesat e Tij, Ai duhet të jetë i vetmi i Adhuruar.... por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar. -
Nga shenjat dhe argumentet që Zoti sjell përfiton veçse kjo kategori njerëzish: ata të cilët kthehen te Zoti të penduar e të përkushtuar ndaj Tij, me dashuri, drojë, bindje dhe përulje. Këta përfitojnë nga shenjat dhe argumentet e Zotit, të cilat janë për ta mëshirë dhe ndihmë për të parë më qartë rrugën e Zotit. Duke qenë se shenjat dhe argumentet e Allahut të bëjnë që ta përkujtosh Atë me madhështinë e Tij dhe meqenëse përkujtimi sjell sinqeritetin ndaj Tij, i Madhëruari vijon të nxisë për diçka që duhet të vijë natyrshëm te njerëzit që meditojnë mbi shenjat e Tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë