Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 14

فَادْعُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ 14 ١٤

Andaj, lutjuni Perëndisë duke i besuar Atij sinqerisht, madje, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! – (14)

Tefsiri

Atëherë, drejtojuni Allahut me lutje të sinqertë e me përkushtim

(në fenë e drejtë islame)

,... -

Ky është një urdhër për të dyja llojet e lutjes, për lutjen e kërkesës dhe lutjen e adhurimit.Të jesh i sinqertë me Zotin do të thotë që të gjitha adhurimet, të detyrueshme apo të pëlqyeshme, që kanë lidhje në plotësimin e hakut të Zotit apo hakut të krijesave, t’ia përkushtosh vetëm Atij. Pra, vetëm Allahut t’ia përkushtosh të gjitha adhurimet e veprat me të cilat synoni afrimin tek Ai.

...edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! -

Kuptimi: Mos u kushtoni rëndësi jobesimtarëve. Pakënaqësia dhe urrejtja e qafirëve të mos bëhet shkak që ju të lini fenë tuaj. Gjithashtu, për plotësimin e detyrimeve ndaj Zotit tuaj, mos iu frikësoni asnjë kërcënimi. Qafirët e urrejnë sinqeritetin dhe përkushtimin vetëm ndaj Allahut, sikurse thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër ndiejnë neveri. Dhe kur përmenden të tjerët, përveç Tij, ata gëzohen.”. [Zumer 45]. Pastaj i Madhëruari përmend disa nga cilësitë e Tij të bukura, madhështore e absolute, të cilat e bëjnë të detyrueshme sinqeritetin në adhurimin ndaj Tij si Një të vetëm:Shih shpjegimin e këtyre dy llojeve tëlutjes te surja Bekare ajeti

186

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë