Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 15

رَفِيعُ الدَّرَجَاتِ ذُو الْعَرْشِ يُلْقِي الرُّوحَ مِنْ أَمْرِهِ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ لِيُنْذِرَ يَوْمَ التَّلَاقِ 15 ١٥

(Ai) dhuron pozita të larta, është pronar i Arshit, dërgon Shpalljen me urdhërin e Tij tek ata që don Ai, prej robërve të Vet, për t’ju tërheqë vërejtjen në Ditën e Takimit (Kijametit), (15)

Tefsiri

Ai është Zotëruesi i pozitës më të lartë dhe Zoti i Fronit

(Arshit). - Ai është më i Lartësuari, i Cili qëndron mbi Fron, të cilin e ka veçuar për Veten. Allahu është El Alijju - i Larti, El ea’lâ- më i Lartësuari, i ndarë qartë nga krijesat e Tij. I Lartë është Ai, të larta janë cilësitë e Tij, e Lartësuar është Qenia e Tij. Tek Ai mund të afrohesh veçse nëpërmjet veprave të pastra e pastruese, pra, me veprat e mira të kryera me sinqeritet. Vetëm veprat e mira e afrojnë dhe e lartësojnë robin mbi të gjitha krijesat e tjera. Pastaj i Madhëruari u përkujton robërve mirësinë e Tij me Shpalljen që u dhuroi:

Ai, me Urdhrin e Vet, ia jep shpalljen atij që Ai do nga robërit e Vet, ... -

Ai dhuroi Shpalljen, e cila është për zemrat si shpirti për trupin. Ashtu sikurse trupi nuk jeton dot pa shpirtin, ashtu edhe zemrat e robërve nuk kanë jetë pa shpirtin e Shpalljes e kurrë nuk mund të rregullohen pa të. Ai e ka dhënë Shpalljen për të qenë e dobishme dhe mirësi për robërit. Këtë Shpallje i Urti ia jep atij që dëshiron prej robërve të Tij, pra, profetëve, të cilët Zoti i zgjodhi dhe i dalloi mbi të tjerë, duke i ngarkuar me detyrën e ftesës së njerëzve në rrugën e Tij. Qëllimi i dërgimit të profetëve është arritja e lumturisë së robërve në fenë, dynjanë dhe ahiretin e tyre, siç thotë i Madhëruari më tej:

... për t’i paralajmëruar

(njerëzinë)

për Ditën e Takimit. -

Domethënë, që profetët të paralajmërojnë e qortojnë botën për t’u përgatitur për Ditën e Takimit. Allahu i Madhëruar i frikëson robërit me kujtimin e kësaj dite, duke i nxitur ata që të përgatiten me vepra të cilat të shpëtojnë nga telashet e asaj dite. I Madhëruari e quan atë ditë “Dita e Takimit”, sepse ajo është dita e takimit mes Krijuesit dhe krijesave, e takimit mes krijesave me njëra-tjetrën, e takimit të njerëzve me veprat e tyre dhe me shpërblimin që do marrin për to.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë