Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 19

يَعْلَمُ خَائِنَةَ الْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِي الصُّدُورُ 19 ١٩

(Perëndia) di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra; (19)

Tefsiri

Allahu e di shikimin e hedhur fshehtas dhe për gjithçka që fshehin zemrat

(e njerëzve). - Vështrim vjedhurazi është ai që njeriu e fsheh nga ai që ka pranë. Por, nëse këtë nuk e vërejnë të pranishmit, Allahu i Madhëruar e di shumë mirë, sepse Atij nuk i fshihet as ajo që mbahet fshehur në gjoks dhe që robi nuk ua tregon të tjerëve. Allahu i Madhëruar i di dhe i sheh të fshehtat e zemrës dhe të dukshmet, sepse Ai është i Gjithëdituri.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë