Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 20

وَاللَّهُ يَقْضِي بِالْحَقِّ ۖ وَالَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ لَا يَقْضُونَ بِشَيْءٍ ۗ إِنَّ اللَّهَ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ 20 ٢٠

Perëndia gjykon drejt, e ata që u luten atyre përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Perëndia, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh (çdo gjë). (20)

Tefsiri

Allahu gjykon me drejtësi ... -

Fjala e Tij është e vërtetë dhe e drejtë, ligji i Tij për krijesat është i drejtë dhe i vërtetë, ashtu si edhe gjykimi i Tij shpërblyes dhe ndëshkues është i drejtë dhe i urtë. Allahu është i Drejtë dhe i Urtë në gjithçka, sepse dija e Tij përfshin gjithçka dhe se Ai ka shkruar dhe ruajtur çdo gjë me saktësi e drejtësi. Ai është i Drejtë në gjithçka, sepse Ai është i pastër nga padrejtësia, mangësia e nga çdo cen. Allahu është i vetmi në dorë të të Cilit është përcaktimi i gjithçkaje që ndodh në gjithësi. Nëse Ai dëshiron diçka, ajo është, e nëse Ai nuk dëshiron që ajo të ekzistojë, ajo kurrë nuk do të ekzistojë. Është Ai që bën ndarjen mes robërve të Tij besimtarë dhe mohuesve në jetën e dynjasë, duke u dhuruar suksesin të dashurve dhe të zgjedhurve të Tij.

... ndërsa ata që adhurohen veç Tij, nuk kanë në dorë të gjykojnë për asgjë. -

Kjo përfshin gjithçka që adhurohet veç Allahut. Pra, - sipas kuptimit, - çdo lloj idhulli dhe i adhuruar tjetër, veç Allahut, nuk ka asnjë grimcë pushteti. Tek idhujt nuk ekziston aspak dashuria për idhujtarët, ashtu si nuk kanë asnjë dëshirë e mundësi për të vepruar diçka a për t’i ndihmuar.

Me të vërtetë, Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. -

Allahu i Dëgjon të gjitha zërat, me të gjithë larminë e gjuhëve apo të nevojave që shprehin ata. Ai shikon atë që është dhe atë që do të jetë, atë që ne e shohim dhe atë që nuk mund ta shohim, atë që krijesat e dinë dhe atë që ato nuk e dinë. Në fillim të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar thotë: "Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, ...”, dhe më pas e përshkruan këtë ditë me hollësi, me ngjarjet e saj përgëzuese e frikësuese, si një nxitje për të qenë të përgatitur.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë