Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Ky (dënim) është, ngase atyre u vinin pejgamberët me dokumente të qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perëndia i dënoi. Me të vërtetë, Ai është i fuqishëm dhe ndëshkon ashpër. (22)
Tefsiri
...por përsëri Allahu i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre. Ata nuk patën askënd që t’i mbronte prej dënimit të Allahut. Kjo ndodhi sepse, kur profetët u shkonin atyre me Argumente të qarta, ata i mohonin ato. Allahu i ndëshkoi ata. Ai është i Fuqishëm dhe ndëshkon rreptë. -Pra, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi, sepse ata vazhdonin me gjynahe pa u ndalur dhe pa u penduar. Allahu është më i Forti dhe ka ndëshkim të ashpër. Atyre nuk u vleu aspak fuqia e pushteti i tyre përballë pushtetit dhe fuqisë së të Madhëruarit. Madje, edhe kur një ndër popujt më të mëdhenj e të fuqishëm tha: “Kush është më i fortë se ne?”, Allahu i Madhëruar u dërgoi atyre një furtunë të fuqishme, e cila i shkatërroi tërësisht. Pastaj i Madhëruari përmend një shembull, që tregon gjendjen e mohuesve të profetëve, si Faraoni e ushtritë e tij.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë