Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا قَوْمِ لَكُمُ الْمُلْكُ الْيَوْمَ ظَاهِرِينَ فِي الْأَرْضِ فَمَنْ يَنْصُرُنَا مِنْ بَأْسِ اللَّهِ إِنْ جَاءَنَا ۚ قَالَ فِرْعَوْنُ مَا أُرِيكُمْ إِلَّا مَا أَرَىٰ وَمَا أَهْدِيكُمْ إِلَّا سَبِيلَ الرَّشَادِ
O populli im, sot juve u përket pushteti në lartësitë e Tokës, por kush do të na mbrojë nga goditja e Perëndisë, nëse na arrinë neve?” E, Faraoni tha: “Unë ju rekomandoj vetëm atë që e konsideroj të drejtë dhe vetëm unë ju udhëzoj në rrugën e drejtë”. (29)
"O populli im, sot ju keni sundimin në tokë. Por kush do të na mbrojë nga dënimi i Allahut kur Ai të godasë mbi ne?” -
Kuptimi: Këtu, në këtë botë, ju është dhënë pushtet i dukshëm. Ju sundoni mbi popullin dhe zbatoni mbi ta ligjin që ju dëshironi. Zëreni se kjo do të jetë e vazhdueshme dhe e pacenueshme, - gjë që nuk ka për të ndodhur. Atëherë, a keni menduar: kush do të na mbrojë nga dënimi i Allahut, kur ai të godasë mbi ne? Shihni me kujdes! Ai tha: “mbi ne”. Ky moment tregon se sa stil të bukur dhe tërheqës kishte ftesa e tij. Ai e quajti veten si pjesë e tyre, që kujdesej për ta si për veten e vet, me dashuri e përkushtim, që dëshironte të mirën për ta, ashtu si e dëshironte për veten e vet. Më pas, për ta ndaluar popullin që të pasonte Musain, Faraoni tha:Faraoni tha: “Unë po ju tregoj veçse atë që shoh
(vetë)dhe po ju udhëzoj veçse në rrugën e drejtë!” -
Është e vërtetë që Faraoni e ftonte popullin e tij në rrugën që, në sytë e tij, ishte e drejtë. Por çfarë ishte kjo rrugë, që ai e mendonte si të drejtë?! Faraoni e shpërfilli të drejtën e popullit për të zgjedhur rrugën e vërtetë, sepse i detyroi ata t’i nënshtroheshin sundimit të tij dhe të bënin ashtu siç dëshironte ai. Në fakt, Faraoni nuk pretendoi se e vërteta ishte me të. Ai ishte i sigurt se e vërteta ishte me Musain, por e refuzoi atë me armiqësi dhe arrogancë. Ai gënjeu kur tha: “unë po ju udhëzoj veçse në rrugën e drejtë!”. Ky qe tjetërsim i të vërtetës. Po ashtu, nëse do t’i urdhëronte njerëzit që t’i bindeshin atij pa marrë parasysh zgjedhjen e vet personale për ta mohuar Musain, çështja do të ishte më e lehtë. Por Faraoni i urdhëroi që ta pasonin, duke deklaruar se rruga e tij ishte e vërteta, ndërsa ajo e Musait ishte e kotë dhe rruga e së keqes. Megjithatë, besimtari në oborrin e Faraonit, ashtu sikurse të gjithë ftuesit në rrugën e Zotit, nuk reshti kurrë së ftuari popullin e tij në besimin e drejtë. Atë nuk e ndali aspak as refuzimi arrogant i tyre:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë