Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 36

وَقَالَ فِرْعَوْنُ يَا هَامَانُ ابْنِ لِي صَرْحًا لَعَلِّي أَبْلُغُ الْأَسْبَابَ 36 ٣٦

Dhe, Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një rrokaqiell (të lartë) që t’i arrij rrugët, (36)

Tefsiri

Faraoni tha: “O Haman, më ndërto një kullë, që t’i gjej rrugët, Rrugët e qiejve,

(që të ngjitem)

e të shoh Zotin e Musait, sepse unë mendoj se ai është gënjeshtar”. -

Kuptimi: Më ndërto një kullë të madhe dhe të lartë, se “ndoshta” do të shoh Zotin e Musait. Por - thotë Faraoni, - unë mendoj se ai mashtron kur pretendon se ne kemi një Zot dhe se Ai është lart, sipër qiejve. Pra, a thua se Faraoni donte të sigurohej dhe ta verifikonte vetë saktësinë e fjalëve të Musait! Por Allahu i Madhëruar na tregon se cili qe shkaku që Faraoni veproi ashtu:

Kështu, Faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë. -

Siç shihet, ai i tha ato fjalë e ndërmori ato veprime, sepse ato iu zbukuruan në veten e tij. Shejtani ua zbukuron të keqen të tillë njerëzve dhe i nxit ta veprojnë atë, derisa ajo iu zbukurohet në veten e tyre, madje ata fillojnë ta mbështesin atë, a thua se po mbrojnë të vërtetën, edhe pse ajo është vetë shkatërrimi. Kështu, ata pengohen nga e vërteta dhe rruga e drejtë.

Sigurisht që kurthi i Faraonit qe

(për të)

veçse shkatërrim. -

Plani i Faraonit ishte që të godiste dhe të rrëzonte të vërtetën. Ai donte t’i bënte njerëzit të besonin se ajo ishte diçka e kotë dhe që Musai ishte një mashtrues, që trumbetonte diçka të pavërtetë. Por ky kurth i ulët i tij, ashtu sikurse tha Zoti, ishte i destinuar të shkatërrohej. Ai do të shërbente veçse si shkaktar i ndëshkimit të vetë atij në dynja dhe në ahiret.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë