Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 37)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 37

أَسْبَابَ السَّمَاوَاتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ كَاذِبًا ۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرْعَوْنَ سُوءُ عَمَلِهِ وَصُدَّ عَنِ السَّبِيلِ ۚ وَمَا كَيْدُ فِرْعَوْنَ إِلَّا فِي تَبَابٍ 37 ٣٧

rrugët e qiellit – e ta shoh Zotin e Musait. Por, unë, me të vërtetë, e konsideroj atë (Musain) rrenacak”. Kështu, Faraonit i është zbukuruar vepra e tij e shëmtuar, dhe është shmangur nga rruga e drejtë, e dredhia e Faraonit, me siguri, është falimentuar. (37)

Tefsiri

Faraoni tha: “O Haman, më ndërto një kullë, që t’i gjej rrugët, Rrugët e qiejve,

(që të ngjitem)

e të shoh Zotin e Musait, sepse unë mendoj se ai është gënjeshtar”. -

Kuptimi: Më ndërto një kullë të madhe dhe të lartë, se “ndoshta” do të shoh Zotin e Musait. Por - thotë Faraoni, - unë mendoj se ai mashtron kur pretendon se ne kemi një Zot dhe se Ai është lart, sipër qiejve. Pra, a thua se Faraoni donte të sigurohej dhe ta verifikonte vetë saktësinë e fjalëve të Musait! Por Allahu i Madhëruar na tregon se cili qe shkaku që Faraoni veproi ashtu:

Kështu, Faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë. -

Siç shihet, ai i tha ato fjalë e ndërmori ato veprime, sepse ato iu zbukuruan në veten e tij. Shejtani ua zbukuron të keqen të tillë njerëzve dhe i nxit ta veprojnë atë, derisa ajo iu zbukurohet në veten e tyre, madje ata fillojnë ta mbështesin atë, a thua se po mbrojnë të vërtetën, edhe pse ajo është vetë shkatërrimi. Kështu, ata pengohen nga e vërteta dhe rruga e drejtë.

Sigurisht që kurthi i Faraonit qe

(për të)

veçse shkatërrim. -

Plani i Faraonit ishte që të godiste dhe të rrëzonte të vërtetën. Ai donte t’i bënte njerëzit të besonin se ajo ishte diçka e kotë dhe që Musai ishte një mashtrues, që trumbetonte diçka të pavërtetë. Por ky kurth i ulët i tij, ashtu sikurse tha Zoti, ishte i destinuar të shkatërrohej. Ai do të shërbente veçse si shkaktar i ndëshkimit të vetë atij në dynja dhe në ahiret.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë