Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 45

فَوَقَاهُ اللَّهُ سَيِّئَاتِ مَا مَكَرُوا ۖ وَحَاقَ بِآلِ فِرْعَوْنَ سُوءُ الْعَذَابِ 45 ٤٥

Dhe, Perëndia e ruajti atë prej të këqiave dhe trillimeve të tyre, e ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë, (45)

Tefsiri

Dhe Allahu e mbrojti atë prej të këqijave e kurtheve që i kurdisën, ... -

Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëmëshirshëm e ruajti dhe shpëtoi atë besimtar të mirë e të udhëzuar. Allahu e shpëtoi nga kurthet që Faraoni dhe pala e tij kishin përgatitur për të. Ata donin ta ndëshkonin dhe ekzekutonin, për shkak se ai i ftonte në rrugën që ata e urrenin. Besimtari ua shfaqi haptazi mbështetjen e tij për Musain (a.s), dhe i ftoi pikërisht në rrugën ku thërriste edhe Musai (a.s.). Kjo, sigurisht, ishte diçka që ata nuk mund ta toleronin dot, sepse ata ishin të pushtetshmit. Zemërimi kundër tij ishte ndezur flakë. Ata u përpoqën që ta ndëshkonin, por Allahu i Madhëruar e ruajti nga kurthet e tyre, madje ua ktheu ato kundra vetes së tyre. I Madhëruari thotë:

...ndërsa ithtarët e Faraonit i përfshiu dënimi më i rëndë. -

Allahu i Madhëruar i fundosi dhe i mbyti të gjithë në ujë, në një mëngjes të vetëm. Ky ishte ndëshkimi i tyre në jetën e dynjasë. Ndërsa për ndëshkimin e tyre në berzah, pra, në jetën e varrit, i Madhëruari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë