Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 48

قَالَ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا إِنَّا كُلٌّ فِيهَا إِنَّ اللَّهَ قَدْ حَكَمَ بَيْنَ الْعِبَادِ 48 ٤٨

Ata që madhështoheshin, do të thonë (që ishin eprorë): “Të gjithë ne jemi në të (zjarr). Perëndia, me të vërtetë, ka gjykuar mes robërve”. (48)

Tefsiri

Ata që krekoseshin do të thonë: “Ne jemi të gjithë këtu!” -

Këta të mjerë, duke treguar pamundësinë e pafuqinë e tyre për të ndihmuar qoftë edhe veten e vet, shprehen se i gjithë pushteti i takon Allahut. Gjykimi i Tij është suprem dhe ekzekutohet mbi të gjithë, pa përjashtim.

“Tashmë, Allahu e ka përfunduar gjykimin mes robërve ” -

Për çdo të dënuar, i Drejti ka përcaktuar ndëshkimin e merituar, pa ia shtuar apo pakësuar atë. Askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë gjykimin e Allahut të Urtë e të Drejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë